Pse të dhënat tradicionale ekonomike nuk mjaftojnë për marketerët - Business Magazine Albania

Pse të dhënat tradicionale ekonomike nuk mjaftojnë për marketerët

Pse të dhënat tradicionale ekonomike nuk mjaftojnë për marketerët

Audiencat më të vlefshme nuk janë gjithmonë aty ku mendoni, sidomos nëse i shikoni përtej “mençurisë” tradicionale që thotë se zonat e pasura, si Londra, nënkuptojnë edhe një standard më të mirë jetese. Nuk është çudi të thuhet se në Londër njerëzit paguajnë më shumë për banesat e tyre sesa në pjesën tjetër të vendit. Por rrallë flitet se sa para u mbeten më pas për shpenzime të tjera. Pikërisht për këtë arsye, studimi i fundit i Institutit për Studime Fiskale (Institute for Fiscal Studies) është mjaft interesant, sepse fokusohet jo te të ardhurat, por te konsumi real, pra sa shpenzojnë realisht njerëzit pas pagesës së banesës.

Çfarë tregon kërkimi?

Dy studiues nga Instituti për Studime Fiskale, Peter Levell dhe Gautam Vyas, kanë analizuar shpenzimet mesatare javore pas pagesës së qirasë apo hipotekës në zona të ndryshme të Britanisë. Ata kanë përdorur të dhëna nga anketa kombëtare për shpenzimet dhe ushqimin dhe metoda statistikore për të mbushur boshllëqet ku mungonin të dhënat e plota.

Disa nga zbulimet më të rëndësishme janë:

  • Të ardhurat nuk barazohen me konsumin: Zona si Islington dhe Tower Hamlets në Londër janë në 10% më të larta për sa i përket të ardhurave, por kur flasim për shpenzime reale, ato bien në 5% më të ulta në shkallë kombëtare.

  • Ka dallime të mëdha mes zonave: Edhe brenda Londrës, ku çmimet e banesave janë të larta, kemi kontraste, sepse  banorët e Richmond upon Thames shpenzojnë më shumë se shumica në Britani, ndërsa ata të Barking dhe Dagenham janë në fund të listës për sa i përket konsumit.

  • Pabarazia në konsum është më e vogël sesa në të ardhura: Kjo do të thotë se dallimet rajonale në standardet e jetesës janë më pak ekstreme kur i shikojmë përmes shpenzimeve sesa përmes të ardhurave.

Lexo edhe:Modeli i AI i Anthropic kërcënoi një inxhinier se do të zbulonte tradhtinë e tij bashkëshortore, me qëllim që të shmangte mbylljen!

Pse ka rëndësi kjo për marketerët dhe jo vetëm?

Njerëzit kujdesen shumë për mënyrën se si zona e tyre krahasohet me të tjerat në vend dhe kjo ndikon te ndjenja e përkatësisë dhe perceptimi për barazi apo pabarazi. Por nëse analizojmë vetëm të ardhurat ose produktivitetin, marrim një pasqyrë vetëm të atyre që punojnë, duke lënë jashtë një pjesë të madhe të popullsisë. Për shembull, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave në Mbretërinë e Bashkuar (referuar nga MoneyWeek), familjet më të pasura janë ato në moshën 65-74 vjeç  dhe shumë prej tyre nuk janë më në tregun e punës. E njëjta gjë ndodh edhe në SHBA, ku personat mbi 65 vjeç kanë pasurinë mesatare më të lartë.

 Nëse doni të kuptoni më mirë audiencën tuaj si marketer, shikoni përtej të ardhurave dhe merrni në konsideratë shpenzimet reale dhe standardin e jetesës. Kjo mund t’ju ndihmojë të targetoni më mirë dhe të jeni më afër realitetit të konsumatorëve.

warc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0