11 këshilla për sukses nga sipërmarrësi i tre bizneseve me rritje të shpejtë, Uran Derri - Business Magazine Albania

11 këshilla për sukses nga sipërmarrësi i tre bizneseve me rritje të shpejtë, Uran Derri


Mund të jesh profesionist në një fushë të caktuar, por nëse ke edhe shpirt sipërmarrës, profesionalizmi dhe ekspertiza e përmarshme do të jenë kolona e sipërmarrjes tënde. Uran Derri, sipërmarrës i sjellë nga ne në revistën print, është financier në profesion, por krahas zyrës së tij kontabilitetit ai ka hapur dhe po menaxhon me sukses edhe sipërmarrje të tjera, në fushën e tregtisë së produkteve bujëqsore, kateringut, dhe shërbime të tjera.

Ai beson shumë në gjendjen e tij emocionale, pritshmëritë dhe perceptimet që krijon edhe kur flitet për plane, apo projekte të reja.

“Mbështetu gjithmonë në një motivim shpirtëror, si shtysë që ruan njeriun në rrugën e duhur të kërkimit të suksesit”, thotë Urani.

Ne po ju sjellim disa pika të rëndësishme të rutinës së tij, që I ka rezultuar e sukseseshme në realizimin e gjërave:

  • Vetëbesimi. Vetëbesimi se mund t’ia dalësh të arrish objektivat.
  • Sinqeriteti në marrëdhënie me të tjerët. Të bësh biznes do të thotë të ndërtosh marrëdhënie me njerëz, ku sinqeriteti i këtyre marrëdhënieve rrit dukshëm kredibilitetin në pikën e besueshmërisë. Sinqeriteti të krijon një marrëdhënie të ndërsjelltë besimi me partnerët.
  • Puno shumë. “Ndoshta disa herë më duket sikur thyej edhe ligjet e natyrës duke punuar më shumë se ç’mendoj se kam aftësi. Qëllimi më motivon dhe më mbush me adrenalinë në një mënyrë të tillë që lodhja me duket normalitet.
  • Vetëdisiplinimi. “Kam shumë vetëdisiplinim dhe zgjedh gjithmonë bashkpuntorë të tillë. Disiplina më e pakta na ndihmon që të jemi konseguent në aktivitetin e përditshëm dhe të arrijmë suksesin më lehtë”.
  • Qëndro në koherencë me dinamikën e tregut. “Adoptohem shumë shpejt me rrethanat e tregut, duke ruajtur koherencën e dinamikës me shpejtësinë përshtatëse të reagimit”.
  • Ndiej pasion në atë që bën. “Nëse diçka nuk më ngjall pasion nuk merrem me të. Kam refuzuar ndoshta gjëra për të cilat jam i bindur se shumica mund t’i kenë ëndërr, vetëm sepse nuk më ka ngjallur pasion. Më pëlqen të ndjek ëndrrat e mia dhe me pasion e punë t’i arrij ato”.
  • Mos e mendo asnjëherë dështimin si pengesë. “Ndoshta dhe pse nuk e kam provuar deri më tani, por edhe nëse do ta kisha provuar, do e vlerësoja si një mundësi, jo si nje fatalitet. Ka gjithmonë kohë dhe hapësirë për një mundësi më të mirë”.
  • Dashuro sfidat që të jep përpjekja. Tek e fundit monotonia nuk i pëlqen askujt. “Nuk e mendoj kurrë se majat arrihen lehtë. Janë sfidat ato që na e rrisin egon për të përjetuar euforinë e arritjes së majës”.
  • Ruaj besnikërisht ekulibrin midis punës dhe përkushtimit familjar. “Nuk harroj kurrë se gjithçka që bëj e do bëj, nuk lidhet vetëm me egon pozitive timen në lidhje me suksesin”.
  • Mos neglizhoni asnjë shteg që mendoni se ju çon diku. Merrni guximin e kaloni në të! Nga ky moment, ai do të bëhet shtegu juaj.
  • Nuhasni dhe veproni! Ofrojini tregut atë që i mungon dhe bëjeni këtë në mënyrën më të realizuar. Mos shpejtoni në ofrimin që bëni. Përpilojeni mirë vizionin dhe idenë në përputhje me financat tuaja. Pastaj dilni në treg me menaxhim dhe produkt perfekt.

Lexo: Sipërmarrësi serial, që po kthen mangësitë në mundësi biznesi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0