10 gjëra që do të doja t’i dija para se të bëhesha një sipërmarrës - Business Magazine Albania

10 gjëra që do të doja t’i dija para se të bëhesha një sipërmarrës


Duke punuar si një zëvendës president për kompaninë “Fortune 100” dhe duke drejtuar shërbimet IT për 48.000 përdorues përfundimtarë në një shkallë globale, ishte një punë e vështirë. Ishte me orë të gjata, me shumë presion dhe konsumatorë të vështirë. Por kjo nuk ishte asgjë krahasuar me fillimet e mia, kur iu bashkova radhëve të sipërmarrësve dhe kur fillova biznesin tim.

Këtu jane 10 gjërat që do të doja t’i kisha ditur para se të filloja, pasi do të më kishte ndihmuar të përgatitesha më mirë në vitet e para të jetës sime si sipërmarrës.

1.Mos krijoni produkte të reja, zgjidhni problemet

42% të lëshimit të produkteve dështojnë, sepse nuk është nevoja për produkt. 42% dështojnë, sepse askush nuk e dëshiron produktin. Kështu që në vend që të përpiqeni për të zhvilluar një produkt të ri dhe të mrekullueshëm, kërkoni të zgjidhni problemet e produkteve aktualë. Ku ka një problem, ekziston një nevojë.

2.Harroni të bëheni të suksesshëm brenda natës

Edhe kompanive, të cilat konsiderohen si të suksesshme brenda natës, Amazon dhe Yahoo, iu deshën të paktën tre vjet për të arritur aty ku janë sot dhe shumicës së kompanive të tjera iu deshën 10 vjet për t’ia dalë mbanë. Kështu që në qoftë se qëllimi juaj është të bëheni pronari bilioner i një startup-i ju duhet që të përgatiteni për një ngarkesë të madhe.

3.Fokusohuni në pikat e forta tuajat, jo në dobësitë tuaja

Suksesi juaj do të vijë nga pikat e forta tuajat kështu që sigurohuni që shumica e kohës suaj të fokusohet në këtë pjesë. Të gjithë kemi pikat e dobëta, por mund të kontraktoni të tjerë që të kujdesen për to. Fokusimi në pikat e dobëta ju mban larg nga ajo, në të cilën ju jeni më të mirët dhe kjo nuk është në dobi të kohës suaj.

4.Merrni skuadrën e duhur rreth jush

Nuk mund t’i bëjmë të gjitha vetë, kemi nevojë të sigurohemi për të marrë ndihmën e duhur. 29% e startup-eve deshtojnë, sepse kanë skuadrën e gabuar. Kështu që merrni kohën e nevojitur për të gjetur skuadrën që ju duhet dhe më pas punësoni personat më të përgatitur që mundeni.

5.Në qoftë se do të dështoni, dështoni shpejt

Dështimi është pjesë e proçesit, jo vetëm që duhet ta prisni, por ju duhet ta planifikoni atë. Qasja më e mirë për dështimin është që të dështoni shpejt, të përshtateni dhe të provoni përsëri. Gjëja më e keqe që mund të bëni është të dështoni ngadalë, duke shpresuar që gjërat të ndryshojnë rreth jush. Duhet të mësoni shpejt çfarë punon ashtu si duhet dhe çfarë duhet ndaluar.

6.Kuptoni vlerën e produktit tuaj

Në qoftë se ju nuk kuptoni vlerën e produktit tuaj, ju praktikisht po e bëni të pamundur që njerëzit të blejnë prej jush, sepse ata nuk do të dinë se çfarë po shisni. Sa më të qartë dhe me të thjeshtë të jeni, aq me shpejt njerëzit do e kenë të vendosin se çfarë u nevojitet nga shërbimet tuaja.

7.Njihni klientin tuaj

Jam i habitur sesi shumë sipërmarrës luftojnë për të gjetur se cili është klienti i tyre ideal, përfshirë edhe veten time. Në qoftë se ju nuk e dini përgjigjien të kësaj pyetjeje të thjeshtë, kjo e bën praktikisht marketingun të pamundur. Sa më i ngushtë të jetë përcaktimi i kësaj, aq më i shënjestruar dhe më i suksesshëm do të jetë marketingu juaj dhe kjo do të rrisë shitjet tuaja.

8.Jo çdo klient është i duhuri për ju

Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen “klienti ka gjithmonë të drejtë”, ndërsa kjo është mirë për ta ditur, më e rëndësishme është të dini se “jo çdo konsumator është i duhuri për ju”. Nuk duhet t’i druhemi faktit që të heqim dorë nga disa klientë ku marrëveshja me ta zvogëlon përfitimin. Ashtu sikur ka produkte dhe kompani të këqija, ashtu ka edhe klientë të këqinj dhe ne duhet të mësojmë që është në rregull t’i lëmë të ikin dhe të fokusohemi për të gjetur klientët e duhur.

9.Mësoni nga gabimet e të tjerëve

Gabimet janë mundësia më e madhe për të mësuar, por jo domosdoshmërisht duhet të bëjmë gabime që të mësojmë prej tyre. 80% e startup-eve dështojnë, kështu që studioni arsyen që i shkakton ato dhe sigurohuni të ndërmerrni hapat e nevojshëm për të shmangur atë, që mos të ndodhë përsëri, kjo kursen kohë, para dhe stres.

10.Pa shitje, s’ka biznes.

Shitjet janë si oksigjeni dhe pa to, ne vdesim. Është kaq e thjeshtë për të arritur te dizajni i produktit, marketingu, planifikimi, rekrutimi, marka etj., por ne duhet të dimë që jemi në biznes për të fituar para dhe që të bësh para duhet të shesësh. Biznesi nuk zhvillohet vetëm sepse ne kemi disa ide të mira, produkte dhe shërbime.

 

/Shkruar nga Gordon Tredgold dhe publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0