Si bëhej marketingu në shtyp nga kompanitë shqiptare në vitet ’20-’40? - Business Magazine Albania

Si bëhej marketingu në shtyp nga kompanitë shqiptare në vitet ’20-’40?


Në periudhën 1912-1940 në vend numëroheshin një numër i konsiderueshëm gazetash e revistash. Zhvillimi i industrisë pas viteve ’20, konkurrenca mes kompanive apo edhe futja në treg e produkteve të reja do të kërkonte domosdoshmërisht shpërndarjen e një mesazhi me qëllim që popullata të njihej me to. Në shtypin e atyre viteve, ishin kryesisht faqet e fundit që liheshin për qëllime marketingu.

Përmes shtypit, njerëz të ndryshëm bënin përshëndetje, urime, njoftime vdekjesh apo lajmërime për shërbimet që ofronin. Po ashtu, reklamonin edhe noterët apo përkthyesit si dhe shkrimtarët, të cilët njoftonin për botimet e reja që bënin duke i ftuar lexuesit që të blejnë botimin me postë. Në listën e reklamuesve futeshin edhe kompanitë e transportit detar që njoftonin oraret e linjat e udhëtimeve.

Kryesisht në vitet ’30, në gazeta e revista shfaqen mesazhe promocionale të mirëfillta, me imazhe, kryesisht të huaja. Praktikën e përdorimit të imazheve që shoqëroheshin me një mesazh promocional e ndiqnin kompanitë prodhuese e që tregtonin produkte kozmetike apo ushqimore. Edhe në vitet ’40 do të kishte një sërë kompanish që reklamonin, e kryesisht ishin kompanitë italiane prezente në Shqipëri.

Në slideshow iu sjellim disa prej reklamave të periudhës së viteve 1920-1940:

burimi: scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0