Zhvlerësimi i euros dhe mos rimbursimi i TVSH-së, bllokojnë eksportuesit shqiptarë - Business Magazine Albania

Zhvlerësimi i euros dhe mos rimbursimi i TVSH-së, bllokojnë eksportuesit shqiptarë


Ekonomia prodhuese në vend është pothuajse e paralizuar sipas përfaqësuesve të industrisë. Zhvlerësimi i vazhdueshëm i euros (monedhës me të cilën ata tregtojnë) dhe vonesat në rimbursimin e TVSH-së kanë prekur ftimimet e kompanive, politikat e punësimit dhe investimet e tyre.

Bashkimi i Eksportuesve Shqiptarë, ku bëjnë pjesë disa shoqata prodhuese e përpunuese, ka dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Alban Zusi, drejtues i këtij bashkimi i kërkon qeverisë ndërhyrje të menjëhershme, si në stabilizimin e kursit të këmbimit edhe në rimbursimin e TVSH-së për këto biznese.

Zusi tha se, në mbjedhjen e zhvilluar mes prodhuesve rezulton se dy janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në përkeqësimin e tejskajshëm të gjendjes ekonomike të ndërmarrjeve :

Së pari:  Rënia drastike dhe e pandalshme e kursit të këmbimit euro-lek. Mbivleresimi i  lekut kundrejt euros ka sjellë një humbje ekstreme për të gjitha ndërmarrjet tona. Të ardhurat e ndërmarrjeve janë në euro dhe shpenzimet janë në lekë.

Në kushtet kur euro në raport me lekun është zhvlerësuar mbi 9% gjatë vitit 2018, do të thotë një zhvlerësim i njëjtë i faturimeve (të ardhurave) për kompanitë tona. Theksojmë se fitimi mesatar i ndërmarrjeve eksportuese dhe rieksportuese është rreth 15%, që do të thotë rënie e të ardhurave në masën e 2/3 më pak vetëm për efekt të kursit të këmbimit.

Lexo: Zhvlerësimi i euros. Ahmetaj: eksportet nuk u goditën, të ardhurat në buxhet po

Së dyti : Mosrimbursimi i TVSH-së. Gjatë muajve të fundit ka patur një bllokim të rimbursimit të TVSH-së dhe për pasojë një bllokim të likuiditeteve të kompanive rieskportuese, që ka sjellë asfiksimin e sektorit, sidomos në marrëdhëniet me nënkontraktorët.

Paqëndrueshmëria e kursit të këmbimit dhe mosrimbursimi në kohë i TVSH-së sipas prodhuesve, po shkatërrojnë qëndrueshmërinë dhe aktivitetin e ndërmarrjeve tona dhe kërkon masa urgjente për normalizimin e gjendjen.

Çfarë kërkojnë eksportuesit:

1-Ndërhyrje për të stabilizuar kursin e këmbimit euro-lek.

2-Qeveria të bëjë rimbursimin e menjëhershëm të TVSH-së sipas ligjit dhe me përparësi për ndërmarrjet e përpunimit aktiv dhe ndërmarrjeve të tjera që iu takon sipas ligjit rimbursimi i TVSH-së.

3-Qeverisë të gjejë mjetet e nevojshme për të ndihmuar ndërmarrjet eksportuese të dalin nga gjendja e vështirë dhe të kontribuojë për stabilizimin dhe normalizimin e situatës ekonomiko-financiare të tyre.

Prodhuesit kërkojnë që brenda këtij muaji të ketë një reagim nga institucioneve dhe ulen në tryeza e bisedimesh për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0