Zbuloni vendet me rritjen më të shpejtë të milionerëve   - Business Magazine Albania

Zbuloni vendet me rritjen më të shpejtë të milionerëve  

Vietnam ka shënuar rritjen më të madhe të numrit të milionerëve në botë në dhjetë vitet e fundit, duke u bërë një nga ekonomitë me zhvillim më të shpejtë në nivel global. Ndër vendet europiane, Malta dhe Monako kanë hyrë në dhjetëshen e parë të rritjes së milionerëve.

 

Nigeria ka pësuar rënien më të madhe me 48% më pak milionerë, e ndjekur nga Brazili dhe Rusia me rënie prej përkatësisht 28% dhe 26%. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithëse renditen në vendin e nëntë me një rritje prej 62%, vazhdojnë të kryesojnë me gati 5.5 milionë milionerë.

Vietnami ka pasur një rritje mahnitëse prej 98%, duke arritur në 19,400 milionerë, sipas Visual Capitalist, i cili ndjek individët me pasuri likuide të investueshme prej një milion dollarësh ose më shumë. Shifrat janë të rrumbullakosura dhe përfaqësojnë banorët e çdo vendi deri në dhjetor 2023.

Lexo:Kontaktoi me të dashurin e saj të vdekur përmes AI dhe i tha që ishte në ferr

India dhe Kina kanë fituar qindra mijëra milionerë të rinj në dhjetë vitet e fundit, duke konsoliduar pozitat e tyre si lojtarët kryesorë në pasurinë globale. Kina ka më shumë se 860,000 milionerë me një rritje prej 92%, ndërsa India ka 326,000 milionerë me një rritje prej 85%. Mauritius, me një rritje prej 87%, renditet i treti pas Indisë dhe Vietnamit, dhe numëron 5,100 milionerë.

Emiratet e Bashkuara Arabe renditen në vendin e pestë me 116,500 milionerë dhe një rritje prej 77%. Malta dhe Monako vijojnë me përkatësisht 10,000 dhe 15,000 milionerë, duke shënuar rritje prej 74% dhe 68%. Singapori gjithashtu bën pjesë në dhjetëshen e parë.

SHBA-të, pavarësisht rritjes prej 62%, vazhdojnë të mbajnë numrin më të madh të milionerëve në botë. Kina po i afrohet shifrës së një milion milionerëve, duke u bërë vendi i dytë pas SHBA-së. Zelanda e Re, me një rritje prej nën 50%, ka arritur në 56,100 milionerë.

Zvicra, Portugalia, Italia, Franca, Gjermania, Greqia dhe Britania e Madhe kryesojnë në Europë për numrin e milionerëve, megjithëse kontinenti ka parë një rënie dhe sot ka 602,500 milionerë. Afrika e Jugut ka regjistruar një rënie prej 20%, Britania e Madhe prej 8%, dhe Japonia dhe Hong Kongu me rreth 5%.

Gjermania ka numrin më të madh të milionerëve në Europë me 806,000, duke iu afruar Kinës, e cila renditet e dyta në botë. Ndërkohë, vendet afrikane si Nigeria dhe Afrika e Jugut kanë parë një rënie të ndjeshme të numrit të milionerëve, kryesisht për shkak të emigrimit dhe paqëndrueshmërisë ekonomike.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0