WhatsApp tashmë do iu lejojë të ktheni mbrapsht mesazhet e dërguara gabimisht - Business Magazine Albania

WhatsApp tashmë do iu lejojë të ktheni mbrapsht mesazhet e dërguara gabimisht


Nuk është aspak e këndshme kur aksidentalisht i dërgoni dikujt një mesazh gabimisht, por falë përditësimit të fundit të Whatsapp duket sikur tani do jeni në gjendje që të editoni dhe ti ktheni mbrapsht mesazhet tuaja.

E zbuluar në publikun e Whatsapp Beta, editimi i mesazheve nuk ështe një veçori, e cila mund të fiket dhe të ndizet, ato janë të fikura me default, kështu që akoma nuk janë gati për versionin prime.

Pavarësisht kësaj teorikisht ju mund të shtypni një mesazh dhe ta ktheni mbrapsht atë, ndërsa një mesazh mund ta editoni ndërmjet menusë  së veçantë.

Akoma nuk dihet nëse do të lejohet një kohë e caktuar që një mesazh të kthehet mbrapsht, por do ishte goxha mirë që kjo vecori të vihej në punë sa më parë, sidomos për ato persona që janë të priur të bëjnë gabime kur dërgojnë mesazhe.

Gjithashtu Whatsapp do iu lejojë që të fshini një status ndërmjet ikonës në seksionin Action.

Dhe le të mos harrojmë për karakteristikën më të veçantë, e cila do të vijë vetëm për versionin iOS, e cila ka të bëjë me faktin se mund të dërgoni mesazhe edhe kur të mos keni lidhje interneti.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0