WhatsApp njofton për uljen e kufirit të moshës së përdoruesve - Business Magazine Albania

WhatsApp njofton për uljen e kufirit të moshës së përdoruesve

Meta ka njoftuar për vendimin e ri që ul moshën minimale për përdoruesit e WhatsApp nga 16 në 13 në Mbretërinë e Bashkuar dhe në BE.

Bëhet e ditur se ky ndryshim për të cilin aplikacioni ka njoftuar në shkurt ka hyrë në fuqi së fundmi

WhatsApp tha se ndryshimet sollën kufirin e moshës në përputhje me atë në shumicën e vendeve të tjera, shkruan the Guardian

Ndryshe, gjatë kësaj jave Meta zbuloi edhe një sërë ndryshimesh të reja sigurie të dizajnuara për të mbrojtur përdoruesit, veçanërisht të rinjtë, nga abuzimi me imazhet intime.

Meta konfirmoi se do të fillojë testimin e një funksioni i cili do të aktivizohet si parazgjedhje për përdoruesit nën moshën 18 vjeç dhe do të turbullojë automatikisht imazhet intime.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Një herë që zgjedh shpresën, gjithçka tjetër është e mundur.”
— Christopher Reeve
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0