Revolucion shkencor në fund të Paqësorit, oksigjen edhe pa diell - Business Magazine Albania

Revolucion shkencor në fund të Paqësorit, oksigjen edhe pa diell

Një zbulim i ri në thellësitë e Oqeanit Paqësor po trondit një nga bindjet më të forta të biologjisë moderne: se oksigjeni prodhohet vetëm përmes fotosintezës. Shkencëtarët kanë identifikuar një proces natyror që gjeneron oksigjen në errësirë të plotë, rreth 4 mijë metra nën sipërfaqen e ujit.

Ekipi i udhëhequr nga Shoqata Skoceze për Shkencat Detare zbuloi në zonën Clarion-Clipperton të ashtuquajturin “oksigjen i errët” (dark oxygen), i cili prodhohet pa praninë e dritës së diellit. Në këtë mjedis ekstrem, ku fotosinteza është e pamundur, studiuesit hasën nodula polimetalike, shkëmbinj të vegjël, të pasur me metale si kobalti dhe nikeli, që veprojnë si “gjeobateri” natyrore.

Sipas kërkimit, këta shkëmbinj të ngarkuar elektrikisht krijojnë tension të mjaftueshëm për të nxitur elektrolizën e ujit të detit. Procesi kimik ndan molekulën e ujit (H2O) në hidrogjen dhe oksigjen, duke prodhuar kështu oksigjen pa ndihmën e organizmave fotosintetikë.

Lexo gjithashtu: Lidershipi sipas Simon Sinek: Ndihmo të tjerët dhe udhëhiq

Ky zbulim mund të ketë pasoja të thella për mënyrën si e kuptojmë origjinën e jetës në Tokë, duke hapur mundësi të reja për teoritë mbi zhvillimin e hershëm të atmosferës dhe potencialisht edhe për kërkimin e jetës në planetë të tjerë.

Megjithatë, studimi sjell edhe dilema mjedisore. Të njëjtat nodula polimetalike janë në shënjestër të industrisë minerare, e cila synon nxjerrjen e metaleve për prodhimin e baterive të automjeteve elektrike. Shkencëtarët paralajmërojnë se ndërhyrja në këto ekosisteme të brishta dhe pak të njohura mund të ketë pasoja të paparashikueshme për jetën në thellësitë e oqeanit.

Mes potencialit shkencor dhe interesave industriale, thellësitë e Paqësorit po kthehen në një nga frontet më të rëndësishme të debatit global për të ardhmen e planetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0