WhatsApp ka prezantuar një opsion të ri të quajtur Keep in Chat, i cili lejon përdoruesit të parandalojnë zhdukjen e mesazheve.
Përdoruesit i duhet vetëm një shtypje e gjatë në mesazh për të qëndruar në ‘chat’, megjithatë, personi që dërgon një mesazh të tillë do të njoftohet dhe në bazë të kësaj ai mund të vendosë nëse dëshiron që mesazhi të mbetet në ‘chat’ apo jo.
Nëse ai nuk dëshiron, mesazhi do të zhduket pasi të ketë skaduar koha e zakonshme.
Pranë mesazheve të ruajtura do të shfaqet një ikonë dhe përdoruesi do të jetë në gjendje të ketë qasje te të gjitha mesazhet e ruajtura në dosjen “Mesazhet e ruajtura”.
WhatsApp thotë se gradualisht po prezanton opsionin e ri dhe se të gjithë përdoruesit duhet ta marrin atë në javët e ardhshme.
Nga ana tjetër, opsioni Keep in Chat duket se e bën të pakuptimtë të gjithë konceptin e zhdukjes së mesazheve.
Megjithatë, WhatsApp thotë në blog se mund të ketë raste kur një përdorues dëshiron të ruajë një mesazh, zë ose adresën e dikujt, që përmban detaje të rëndësishme.
Në këtë rast, ata që dërguan mesazhin do të kenë mundësinë të “vetos” në mesazhet e ruajtura dhe mundësisht të mbrojnë privatësinë e tyre. whatsapp
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.