Warren Buffett largohet nga Walmart dhe sinjalizon rënien e shitjeve me pakicë


Berkshire Hathaway i Warren Buffett ka shitur për 900 milionë $ aksionet e Walmart, duke zgjedhur të investojë miliarda në linjat ajrore.

Shitja, e cila e lë Buffett me gati pa aksione në Walmart, vjen pasi shitësi më i madh tradicional i SHBA-së ka qenë vazhdimisht i nxituar për të kapur Amazon apo konkurrentët e tjerë në internet.

Vlera e tregut e Amazon tani është 356 miliardë $, krahasuar me Walmart me vetëm 298 miliardë $. Vitin e kaluar, Buffett pranoi se shitësit tradicionalë nuk mund të ishin shumë kompetitivë përballë gjigandit e-commerce.

Që nga fundi i vitit 2014, aksionet e Walmart kanë rënë me 21% krahasuar me një rritje 119% të Amazon.

58a46a98549057bc008b487c-1200

Ish-CEO i Walmart Mike Duke tha në 2012 se pendimi i tij më i madh si CEO ishte mos investimi shumë në e-commerce për të konkurruar Amazon.

“Do të dëshiroja të kishim lëvizur më shpejt. Kemi provuar që kemi qenë të suksesshëm në shumë fusha dhe thjesht pyes veten pse s’kemi vepruar më shpejt. Kjo është veçanërisht e vërtetë për e-commerce,” tha Duka në atë kohë. “Tani për tani po bëjmë një progres të jashtëzakonshëm dhe biznesi po ecën përpara, por duhet të kishim lëvizur shpejt për të zgjeruar këtë fushë.”

Ndërsa Walmart ka investuar miliarda në e-commerce, ajo mban një pjesë të vogël të tregut në krahasim me Amazon.

Shitjet online të Walmart ishin 13.7 miliardë $ në vitin 2015, krahasuar me Amazon 107 miliardë $. Por Walmart është ende shumë më përpara në shitjet e përgjithshme me gjithsej 482 miliardë $, katër herë më shumë të ardhura krahasuar me Amazon.

Shitjet me pakicë të Buffett kanë dëshmuar sukses, kur ai parashikoi rënien e Sears dhe Kmart në vitin 2005.

Sears ka mbyllur me qindra dyqane dhe duket se është drejtuar drejt falimentimit. Macy dhe JCPenney gjithashtu po mbyllin qindra dyqane në të gjithë SHBA-në.

Ndërsa gjurmët e Walmart nuk janë tkurrur, shumë analistë thonë se Shtetet e Bashkuara janë tejmbushur me dyqane.

SHBA ka hapësirën më të lartë të shitjeve me pakicë për person, në krahasim me Kanadanë dhe Australinë sipas një raporti të Morningstar në Tetor.

burimi: BusinessInsider

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0