Vrasësi më i zakonshëm i Startup-ve. Këshillat për ta menaxhuar! - Business Magazine Albania

Vrasësi më i zakonshëm i Startup-ve. Këshillat për ta menaxhuar!

~2 minuta lexim

Një shkrim i Entrepreneur.com/ e cilëson borxhin teknik si vrasësin më të shpeshtë dhe më të keq të Startup-ve. Borxhi teknik është gjithmonë i vështirë për t’u parë dhe i lehtë për t’u ndjerë. Secili duhet të jetë i vetëdijshëm për trajtimin e shkaqeve rrënjësore sesa simptomave të dukshme.

1. Pranoni problemin.
Shumë drejtues teknikë dhe biznesi nuk e pranojnë këtë problem dhe qëndrojnë në mbrojtje gjatë analizës së duhur teknike; shumica e atyrë që merren me kapitalin e sipërmarrjes duhet ta kuptojnë këtë dhe nuk do të hedhin para për të rregulluar diçka që nuk ia vlen.

2. Vlerësoni, jepni përparësi dhe angazhohuni.
Përmirësimi duhet të jetë i vazhdueshëm dhe të ketë prioritet kundrejt veçorive të rritjes, dhe burimet duhet të angazhohen për zgjidhjen e hershme të tij. Është një situatë e ndërlikuar për të menaxhuar borxhin teknik duke balancuar nevojat e klientëve dhe përmirësimet e produkteve të reja.

3. Jini të disiplinuar.
Mënyra më e lehtë për të shmangur dhe luftuar borxhin teknik financiar.  Ashtu si borxhi financiar, sa më gjatë të injorohet çdo borxh, aq më e vështirë është të stabilizohet dhe të shkallëzohet. Zgjidhni teknologjitë e duhura dhe merrni vendime të vështira për t’i tërhequr ato sa më shpejt që të mos jenë të përshtatshme për qëllimin dhe mos ndërmerrni zgjidhje të këqija.

entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0