Një prej festivaleve më të bukura të pranverës, “Colour Day Festival” vjen për të katërtin vit radhazi në Tiranë. Këtë vit festivali i të gjitha ngjyrave do të vijë me një risi ku hyrja do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj feste të madhe, e cila do të mbahet në datën 20 Maj në sheshin “Nënë Tereza”.“Colour Day Festival. Festa e të gjitha ngjyrave, që bën bashkë të rinjtë pasionantë, ëndërrimtarë, ata që e duan të bukurën dhe janë në kërkim të lumturisë. 20 maj – Sheshi ‘Nënë Tereza’ – Hyrja Falas”, shkruan Veliaj.
Lexo: FBI paralajmëron: Kujdes me përdorimin e stacioneve publike të karikimit të telefonave
Në skenë do të performojnë disa nga artistët më në zë të momentit dhe DJ e njohur që do të krijojnë një atmosferë mjaft të këndshme në një spektakël të vërtetë ngjyrash.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.