Baboon Delivery, 10 vite më pas: historia e një startup-i shqiptar që nuk u dorëzua - Business Magazine Albania

Baboon Delivery, 10 vite më pas: historia e një startup-i shqiptar që nuk u dorëzua

Baboon Delivery, 10 vite më pas: historia e një startup-i shqiptar që nuk u dorëzua

Në një ekosistem ku shumica e startupeve mbyllen përpara se të arrijnë pjekurinë, të mbijetosh për 10 vite është më shumë sesa sukses, është dëshmi këmbënguljeje. Baboon Delivery, një nga platformat e para teknologjike të delivery-t në Shqipëri, feston këtë vit një dekadë aktiviteti në tregun shqiptar, duke u kthyer në një rast studimi për sipërmarrjen vendase.

E themeluar me një vizion të qartë për të ndërtuar një zgjidhje made in Albania, Baboon u lançua në një kohë kur tregu digjital ishte ende në hapat e parë. Në vitet e para, smartphone-t nuk ishin masivë, pagesat online pothuajse inekzistente dhe besimi ndaj shërbimeve teknologjike lokale ishte i kufizuar. Megjithatë, Baboon zgjodhi të investojë herët në teknologji, logjistikë dhe mbi të gjitha, në njerëz.

“Baboon nuk lindi si një ide e përkryer biznesi, por si një besim se edhe në Shqipëri mund të ndërtohen produkte teknologjike që funksionojnë dhe zgjasin”, shprehet bashkë themeluesi dhe CEO, Genti Selenica.

Një dekadë sfidash reale

Rrugëtimi i Baboon nuk ka qenë linear. Kompania ka kaluar disa nga periudhat më të vështira për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare: tërmetin e vitit 2019, pandeminë globale, protesta të vazhdueshme, mot ekstrem etj. Në çdo situatë, fokusi ka qenë i njëjtë: vazhdimësia e shërbimit dhe mbështetja e komunitetit.Një rol kyç në këtë qëndrueshmëri ka pasur rrjeti i motoristëve, partnerët restorante dhe stafi operativ, të cilët kanë mbajtur gjallë shërbimin edhe në kushtet më të vështira. Gjatë këtyre 10 viteve, mijëra persona kanë punuar apo bashkëpunuar me Baboon, duke e kthyer platformën në një nga punëdhënësit më fleksibël në sektorin e shërbimeve urbane.

Lexo edhe: Baboon Delivery prezanton “Live Tracking”: një risi që ndryshon mënyrën si përjetojmë dërgesat në kohë reale

Teknologji, por mbi të gjitha kulturë

Ndërsa Baboon ka investuar vazhdimisht në inovacion, nga pagesat online te gjurmimi live i porosive dhe optimizimi i logjistikës, diferenca kryesore ka qenë kultura e brendshme. Një kulturë ku përgjegjësia, reagimi i shpejtë dhe përmirësimi i vazhdueshëm janë bërë pjesë e ADN-së së kompanisë.

“Kemi bërë gabime, kemi mësuar shpejt dhe kemi ecur përpara. Në fund, ajo që na ka mbajtur bashkë ka qenë besimi mes njerëzve”, thekson Selenica.

Një histori që vazhdon

Sot, Baboon Delivery është pjesë e përditshmërisë së mijëra përdoruesve dhe një shembull se si një startup shqiptar mund të rritet, të përshtatet dhe të mbijetojë në një treg sfidues. 10-vjetori nuk shihet si fund i një cikli, por si një pikë reflektimi për atë që është ndërtuar dhe për atë që vjen më pas. Në një realitet ku shumë të rinj shqiptarë kërkojnë mundësi jashtë vendit, historia e Baboon Delivery mbetet një mesazh i qartë: edhe këtu mund të ndërtohen biznese që zgjasin, nëse vizioni shoqërohet me këmbëngulje dhe njerëz të duhur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0