Valer Pinderi: 8 ide postimesh në Facebook, për biznesin tuaj

Valer Pinderi: 8 ide postimesh në Facebook, për biznesin tuaj


Nëse ke një biznes dhe nuk je aktiv në rrjetet sociale, atëherë je duke humbur shumë klientë potencialë për biznesin tuaj. Në këtë video Valer Pinderi, Ceo i Nettrade Albania, do të ndajë me ne 8 ide kontenti, për të rritur përfshirjen e fansave me faqen tuaj në Facebook.

Lexo: Ja si platforma që po lancojmë do të ndihmojë biznesin në kohë krize, por edhe më pas

Aktualisht Facebook numëron 2.5 miliardë përdorues çdo muaj, dhe prej tyre 1.5 miliardë hyjnë çdo ditë në Facebook. Kjo iu jep një potencial të jashtëzakonshëm bizneseve për të gjetur konsumatorë të rinj. Nëse ju keni një biznes dhe nuk jeni aktiv në faqen e Facebook-ut, atëherë jeni duke humbur shumë punë potenciale.

Valeri tregon, se nga eksperienca shumë biznese e kanë të vështirë se çfarë të postojnë çdo ditë në Facebook. Ai ndan me ne çfarë ka qenë e suksesshme për të, këto 9 vite eksperiencë në digjital marketing.

Ideja e parë: Bëni pyetje

Nuk ka rëndësi të postoni se çfarë shërbimi keni ju. Facebook-u ka nevojë që ju të përfshiheni me audiencën dhe mënyra më e mirë për t’u përfshirë me audiencën është të bëni pyetje. Nëse ju keni një resorant mund të pyesni për shumë gjëra, si: Sot po mendojmë për menunë e ditës, ju çfarë na sugjeroni?

Ndjekësit tuaj do rrisin komentet dhe formula e Facebook-ut do bëjë që postimi juaj të shfaqet në shumë më shumë njerëz, sesa do shfaqej nëse ju do bënit një postim të zakonshëm.

Një pyetje që Valeri ka bërë në Bukinist.al është: Çfarë libri po lexoni këtë fundjavë? Me qindra njerëz japin idenë e tyre, se çfarë libri kanë lexuar këtë fundjavë dhe jo vetëm që rrisni audiencën, por i bëni edhe njerëzit që të hyjnë dhe të shikojnë se çfarë po lexojnë të tjerët dhe marrin ide. Kështu shtohen edhe shitjet, pa bërë asnjë reklamë për shitjet.

“Në Aladini kemi pyetur, se çfarë mendoni për ditën në karantinë. Nuk ka lidhje me biznesin, por ka lidhje me audiencën, ka lidhje me konceptin e Facebook-ut, të qënurit social me njëri tjetrin”, tregon Valeri.

 

Ideja e dytë: Përdorni Facebook Polls

Kjo është një mënyrë më e thjeshtë për t’u përgjigjur njerëzit, pasi jo të gjithë flasin edhe komentojnë sepse nuk kanë shumë dëshirë. Por, të zgjedhin një alternativë është një mënyrë e lehtë për ta bërë. Nëse një faqe nuk ka qënë aktive për disa kohë dhe ju përdorni periodikisht Polls-e, atëherë faqja bëhet aktive dhe ndjekësit e ndjekin. “Në Aladini ne kemi bërë Polls: Çfarë pëlqeni më shumë: iPhone apo Samsung? Të gjithë e kanë një përgjigje për këtë”, shprehet Valeri.

Lexo: Oda e Afarizmit të Kosovës, letër Ramës e Kurtit: Lehtësoni qarkullimin për bizneset ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Ideja e tretë: Ndani atë që ka “mbrapa skene”

Shumica e bizneseve e kanë një rrëmujë mbrapa, pavarësisht se të gjithë mundohen të shfaqen të kuruar para syrit të audiencës. Ju duhet ta ndani atë se çfarë ndodh mbrapa këtij kurimi, dhe Facebook-u është mënyra e duhur, shprehet Valeri. Kështu audienca e percepton biznesin si diçka shumë reale, jo diçka e ngurtë. Ai tregon, se ne postojmë shpesh nga magazine, ku ka një rrëmujë të madhe dhe këto kohë aty ka patur një fluks të jashtëzakonshëm dhe ndonjëherë bëhet e shëmtuar, por njerëzve ju pëlqen dhe përfshihen në këto pastime. Ata kuptojnë sesi ne i përgatisim pakot e tyre, tregon ai.

Ideja e katërt: Bizneset lokale që duan të rrisin audiecën rreth e rrotull tyre

Përveçse hidhni pastime ne Facebook që kanë të bëjnë me biznesin tuaj, ju mund të hidhni edhe postime ose evente që ndodhin në zonën tuaj. Kështu ju përfshiheni në atë event, njerëzit hyjnë në faqjen tuaj, faqja juaj bëhet më interaktive, gjithashtu ju identifikoni audiencën tuaj lokale që ndodhet në atë zonë.

Ideja e pestë: Bëni Facebook Live

Facebook e ka këtë si opsion dhe  përpiqet që t’ua nxjerrë më shumë njerëzve, sesa një postim i thjeshtë që ju keni bërë. Nëse ju keni diçka interesante për biznesin ose audiencën tuaj, hapni Facebook Live dhe përfshirja do jetë shumë më e madhe. Duke bërë disa gjëra sociale, ju rrisni audiencën dhe e përfshini atë në të njëjtën kohë.

Lexo: Kompania nga Kosova prodhon respiratorë 3D për të luftuar COVID-19

Ideja e gjashtë: Ndani çdo “fitore” që ju keni

Ju me ndjekësit tuaj mund të ndani një kontratë të re, një produkt të ri, një shërbim të ri, një përvjetor, një rekord shitjesh. Kjo ju bëni të jeni më social, por është e rëndësishme që mos të flisni për veten tuaj dhe përfitimet që keni, ju duhet të flisni për konsumatorin, për furnitorët, për komunitetin.

Ideja e shtatë: Ndani dështimet

Shumë njerëz kanë frikë ta bëjnë këtë gjë, por është diçka produktive. Në momentin kur keni një klient të pakënaqur ndajeni me të tjerët, ndajeni për të thënë se çfarë jeni duke bërë për të rregulluar raportet. Kjo ju ndodhë shpesh njerëzve. Kur njerëzit shohin reviews pozitive, ata nuk i besojnë atyre, por kur shohin reviews më pak pozitive ata e shohin që ky personi po mundohet t’i rregulloj marrdhëniet me klientin e tij.

Kjo juve ju rritë përfshirjen e audiencës, më shumë njerëz do iu kritikojnë. Nëse ju reagoni në mënyrën e duhur dhe tregoni përkushtim ndaj këtyre personave me impakt me pak pozitivë atëherë, ju rrisin vlerën juve. Sepse shohin reagimin tuaj.

Lexo: Si të komunikojnë bizneset lokale me klientët gjatë COVID-19
Ideja e tetë: Bëni një konkurs

Nëse bëhet në mënyrën e duhur, kjo ka nevojë për pak buxhet ndryshe nga idetë e tjera, por do iu rrisë audiencën më shumë. Kështu ju rrisni ndërveprimin me audiencën tuaj, me një kosto më të ulët.

Pa kosto shtesë ju rrisni audiencën tuaj!

https://youtu.be/-AWOD69Sasw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0