Kompania nga Kosova prodhon respiratorë 3D për të luftuar COVID-19

Kompania nga Kosova prodhon respiratorë 3D për të luftuar COVID-19


Reporter.al

Duke iu përgjigjur nevojës në të gjithë botën për më shumë respiratorë për të ndihmuar luftën kundër COVID-19, një kompani me qendër në Kosovë ka krijuar me një prototip me kosto të ulët, me burim të hapur që përdor teknologjinë e printimit 3D.

Lexo: Vendet aziatike po kalojnë një valë të dytë infektimesh, pasi ulën masat drastike. E njëjta gjë mund t’i ndodhë Evropës

Arianit Zabergja, bashkëthemelues i “Formon”, tha për BIRN se gjatë 10 ditëve të fundit kompania i kishte ridrejtuar të gjitha burimet e saj drejt zhvillimit të respiratorit, duke përdorur printer 3D nga stoku i vet. I quajtur VentCore, më shumë se gjysma e pjesëve të tij janë pjesë që mund të printohen në 3D.

Një printer 3D funksionon në thelb duke e nxjerrë plastikën e shkrirë përmes një gryke që lëviz rrotull nën kontrollin e kompjuterit. Ai printon një shtresë, pret që ajo të thahet, pastaj printon shtresën tjetër sipër.

Siç thekson kompania, Ventcore “nuk ka për qëllim të zëvendësojë pajisjet e duhura mjekësore, është një pajisje urgjente kur të gjitha opsionet e tjera të mos jenë të disponueshme. Ai duhet të përdoret vetëm nën mbikëqyrjen e mjekëve.”

“Formon” është e specializuar në projektimin dhe prodhimin e printerëve 3D. Rron Cena, një tjetër bashkëthemelues, tha për BIRN se VentCore përfshin një sistem mekanik çantash BVM, çanta mjekësore që mjekët i përdorin për të operuar frymëmarrjen manuale për një pacient, të printuara nga printerët 3D të kompanisë. Sistemi është i automatizuar dhe kontrollohet nga një pllakë elektronike, e prodhuar edhe kjo nga “Formon”.

“VentCore automatizon përdorimin e këtyre çantave në rastet e pacientëve të infektuar me COVID-19, në varësi të faktit nëse është apo jo e përshtatshme për ta, këtë e vendos mjeku”, tha Cena.

Lexo: Ja si platforma që po lancojmë do të ndihmojë biznesin në kohë krize, por edhe më pas

Ndërkohë që “Formon” nuk e ka llogaritur ende koston e një VentCore, “pasi kostoja do të llogaritet në bazë të sasisë që do të prodhohet”, Cena tha se sigurisht që do të ishte shumë e ulët në krahasim me koston e një ventilatori spitalor standard, i cili zakonisht kushton dhjetëra mijëra euro.

“Formon” ka vendosur të ndajë të gjitha dosjet e prodhimit dhe skemat elektronike në faqen e saj të internetit, duke lejuar këdo të shohë dizajnin e pajisjeve dhe sistemin elektronik. Duke përdorur këto dosje, kompanitë e printimeve 3D në të gjithë botën mund të prodhojnë respiratorin dhe ta provojnë atë duke përdorur burimet e tyre.

“Ndërkohë, ne po planifikojmë të fillojmë prodhimin”, tha Cena, duke shtuar se ata kishin filluar bisedimet me institucione të ndryshme për shpërndarjen e mundshme të respiratorit në Kosovë.

Një nga atributet kryesore të COVID-19 është se virusi sulmon mushkëritë, në disa raste duke shkaktuar probleme të rënda me frymëmarrjen, duke shkaktuar për pasojë nevojë dhe mungesë respiratorësh.

Kjo nevojë është më pak urgjente në Europën Lindore, e cila ka parë shumë më pak raste të COVID-19, sesa vende si Spanja, Italia, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Kosova aktualisht ka 184 raste COVID-19, pesë prej të cilëve kanë vdekur për shkak të komplikimeve.

Lexo: Oda e Afarizmit të Kosovës, letër Ramës e Kurtit: Lehtësoni qarkullimin për bizneset ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Spitali kryesor në Kosovë, Qendra Klinike Universitare, tha për BIRN se Kosova aktualisht ka 80 respiratorë, 58 të vendosura në klinika, 22 në shtatë spitalet e përgjithshëm dhe pjesa tjetër mbahet rezervë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0