Prishtina pritëse e kampit rajonal për Inteligjencë Artificiale “AI Startup” - Business Magazine Albania

Prishtina pritëse e kampit rajonal për Inteligjencë Artificiale “AI Startup”

Innovation Centre Kosovo (ICK) në bashkëpunim me kompanitë dhe institucionet prestigjoze amerikane Special Competitice Studies Project -SCSP, Plug and Play dhe Programin Compete të USAID Kosovo, po e sjellin edicionin e parë të “AI Startup” – kampit rajonal për inteligjencë artificiale, në Prishtinë, nga data 27 deri më 31 Maj.

Top ekspertë global të Inteligjencës Artificiale do ti bashkohen mi 30 bizneseve inovative nga i tërë Ballkani Perendimor, në edicionin e parë të kampit rajonal për AI, i cili do të mbahet në hapësirat e Innovation Centre Kosovo në fund të muajit Maj.

Përgjatë 5 ditëve, kampi do të ofrojë punë profesionale për kompanitë që kanë synim rritjen dhe investimet në aplikimin apo zhvillimin e AI, zbatimin e inteligjencës artificiale në proceset e brendshme të kompanive, sigurinë e të dhënave dhe të drejtat pronësore, bashkëveprimin ndërmjet tech kompanive nga Ballkani Perendimor, dhe qasjen në një numër të madh të investitorëve, përfshirë gjigantin global “Plug and Play”.
Përveç sesioneve të mbyllura për publik, ICK dhe partnerët janë duke punuar në organizimin e ngjarjeve të hapura për komunitetin, të cilat do të organizohen gjatë javës së 27 Majit. Informatat do të publikohen së shpejti në kanalet zyrtare të ICK-së.

Disa nga ekspertët global të cilët do të zbarkojnë në Prishtinë, përfshijnë Dr. Philipp Gneiting (Open Innovation Partner, Plug and Play) dhe ish-udhëheqës i Inovacionit në Mercedes-Benz, Robin Pilling, themeluesin e DAVINCE (Unleashing AI-powered entrepreneurs), Visar Berisha, profesor dhe shkencëtar/ndërmarrës në Arizona State University, Sophia Zhu, ish-menaxhere në kompaninë prestigjoze Unilever, tashmë Konsulente për Strategji dhe Inovacion në Plung and Play, Despoina Dimitrakopoulou, eksperte e IP (pronësisë intelektuale) për korporata, dhe drejtorin e Plug and Play për CEE, Uranik Begu.

Kjo ngjarje e madhe vjen në prag të 12 vjetorit të themelimit të Innovation Centre Kosovo, ndër qendrat lidere në rajon për zhvillimin e ndërmarrësisë, bizneseve startup, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, shtytjen e talentëve dhe aftësimin e të rinjve në epokën digjitale.  telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0