Si të komunikojnë bizneset lokale me klientët gjatë COVID-19

Si të komunikojnë bizneset lokale me klientët gjatë COVID-19


 Pyetja që duhet të bëni:” Si mund të dërgoj mesazhet e duhura, lidhur me virusin, për komunitetet ose klientët e mi, kudo që të jenë?”, thotë Adam Dorfman, drejtor i menaxhimit të produkteve në Reputation.com, duke theksuar nevojën për një komunikim efektiv midis bizneseve dhe klientëve, gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Lexo: Gerti Boshnjaku: Ja si platforma që po lancojmë do të ndihmojë biznesin në kohë krize, por edhe më pas

Masat e distancimit social dhe masat e tjera të sigurisë kanë ndikuar rëndë në operacionet e përditshme për bizneset vendore. Këto ndryshime mund të jenë të vështira për klientët, që janë të papërgatitur.

 Përdorni faqen tuaj për të informuar klientët

“Duhet të jeni në front dhe në qendër, sepse të gjithë duan të dinë, a jeni ju së paku duke i mbrojtur punonjësit tuaj, ndani të gjitha llojet e informacionit,” tha Dorfman, duke rekomanduar që bizneset vendase, t’i bëjnë njoftimet dhe informacionet e tyre të lidhura me COVID-19,lehtësisht të arritshëm në faqet e tyre.

Google rekomandon shfaqjen e një banner-i ose popup-i, që informon vizitorët e faqes për statusin e biznesit tuaj, vonesat, shpërndarjen e produkteve, etj. Kështu, klientët tuaj mund të vazhdojnë të kenë pritshmëritë e duhura ndaj jush. Pronarët e bizneseve gjithashtu mund të shtojnë opsionin e Pyetje-Përgjigjeve në faqe, për t’i mbajtur përdoruesit të informuar.

Lexo: Mjeshtëria e shitjes. Pse komunikimi afarist dhe shitja me telefon janë të rëndësishme?!

Jini kreativë me email-et, që dërgoni

Konsumatorët morën një valë fillestare emaile-sh të lidhura me koronavirusin nga bizneset duke shpjeguar se si ata po reagonin ndaj epidemisë. Mos i dërgoni atyre e-maile të gabuara apo të parëndësishme.

“Njerëzit po kërkojnë gjëra për të shtyrë kohën,” tha Krystal Taing, specialiste e produkteve të menaxhimit të listave për RIO SEO. Ajo rekomandon që tregtarët të bëhen kreativë, “të lenë mënjanë e-mailin zyrtar, që nuk do të ketë kuptim tani.” Taing përmendi një biznes lokal, që promovonte një çantë, e cila përfshinte një paketë letre higjienike, si një shembull. “Bëni çdo gjë që mundeni për t’i bërë komunikimet tuaja sa më humane. Nëse mund t’i bëni ato gazmore, do të ishte shumë mirë,” tha Taing.

Përditësoni profilin tuaj të Google My Business. “Ju mund të përditësoni emrin, përshkrimin dhe postimet do të jenë me të vërtetë të dobishme,” tha Taing, duke treguar disa mënyra se si bizneset lokale mund të përdorin Google My Business, për të transmetuar informacionin.Google madje ka krijuar një kategori të veçantë COVID-19 Post, që lejon bizneset të përfshijnë ndryshime në mënyrën e funksionimit të tyre, orë të veçanta dhe mbyllje të përkohshme, kërkesa për mbështetje dhe siguri dhe përditësime të lidhura me higjenën.

Jini të vetëdijshëm për embargon lokale të rishikimit (review) të Google. “Sinjalet e riview-ve, janë sigurisht të spikatur në renditjen e Google Maps dhe rezultateve të kërkimit lokal,” tha Dorfman, ” Nëse konkurrentët ende kërkojnë riview, numrat e vlerësimit të konkurrencës mund të tejkalojnë tuajin, gjë që mund të ndikojë në shikueshmërinë tuaj organike.

Gjetja e mënyrave alternative për t’u përditësuar me klientët mund t’ju lejojë t’i shërbeni më mirë gjatë kësaj periudhe; megjithatë, mos kërkimi i riview-ve mund të jetë një vendim i rrezikshëm me pasoja të paqëllimshme.

LexoKur komunikimit i mungon buzëqeshja!

Kërkoni një angazhim më të thellë përmes mediave sociale

“Nëse doni të flisni për mesazhe të zgjuara COVID-19, Instagrami është aty ku unë shoh zgjidhjen më të mirë”, tha Dorfman, duke iu referuar fushatës së tij të mediave sociale për palestrën lokale, në të cilën anëtarët bëjnë video duke kryer stërvitje në shtëpi dhe duke etiketuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. “Unë nuk do të befasohem nëse numri i ndjekësve po rritet për shkak të kësaj”, tha Dorfman.

Inkurajimi i angazhimit të drejtpërdrejtë midis stafit tuaj dhe audiencës tuaj përmes mediave sociale mund t’ju ndihmojë të humanizoni biznesin tuaj, të vazhdoni t’u shërbeni klientëve tuaj dhe të mbani lidhjet, ndërsa distanca sociale është në fuqi.

Përfshirja e mesazheve offline

“Unë po shëtisja në qendër të qytetit dhe pothuajse çdo biznes, që është i mbyllur ka vendosur një lloj njoftimi nga pronari në derën e tij me numrin e tyre të telefonit duke shkruar” nëse keni nevojë për diçka, më telefononi” dhe për mua, kjo është një mënyrë me të vërtetë e mirë komunikimi”, tha Mary Bowling, bashkëthemeluese e Ignitor Digital, duke theksuar qasjen në vlera.

Vendosja e një njoftimi në  dyqane me informacionin e kontaktit mund t’u tregojë klientëve që jeni akoma në dispozicion. Sidoqoftë, nëse zakonisht merrni shumë thirrje, klientëve do t’iu duhet të presin dhe situata nuk do të shkojë mirë”, theksoi Taing.

Konsideroni drejtimin e klientëve në faqen tuaj të internetit (ndoshta duke e përfshirë atë në njoftimin tuaj të dyqanit), ku mund të publikoni detaje të plota dhe të adresoni shqetësimet e tyre pa i lënë ata në pritje.

Search Engine Land

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0