Kur komunikimit i mungon buzëqeshja!
Përditësuar së fundmi: 08/07/2018

Kur komunikimit i mungon buzëqeshja!

Share
nga Albana Mucaj
Kor 08, 2018

Shkruar nga Mirilda Tili Kobatake, kontributore 

Si lexues të gazetave dhe revista, të printuara apo elektronike qofshin ato, apo edhe kur dëgjoni radio dhe shikoni televizor, natyrshëm reagoni ndaj një informacioni të caktuar.

Mund të ndodhë që procesin: lexim, dëgjim, shikim, ta shoqëroni me një buzëqeshje apo me nervozizëm. Natyrshëm mbani qëndrim ndaj asaj që po merrni si informacion. Dhe nëse bëjmë bilancet se herë kemi buzëqeshur për hir të informacionit të përftuar, me siguri peshorja anon nga mërzia, shqetësimi, por disa raste edhe neveria.

Por çfarë na bën ne, pavarësisht profesionit, statusit, gjinisë apo qasjes individuale të reagojmë ndaj informacionit? E thjeshtë, sinqeriteti që mbart ai informacion. Vetëm sinqeriteti i këtij informacioni na krijon bindjen nëse kemi të bëjmë më marrëdhenie me publikën, ku dhënia i paraprin marrjes, apo kemi të bëjmë me propagande. Dhe kjo e fundit nuk është vetëm qeveritare dhe politike. Propaganda ka zgjatur tentakulat e saj edhe në biznes, art, kulturë, shëndetësi, e kudo. Madje është bërë aq agresive sa  ka prishur edhe imazhin e PR ( Marrëdhënieve me Publikun) dhe marketingun.

Me të gjithë informacionin bazik që kemi, e ndiejmë të gjithë kur po informohemi nga profesionistë të PR, strategët e marketingut apo mjeshtërat e  propagandës. Shpesh vështirësia e PR dhe Marketingut  qëndron në faktin se si të mbijetojnë përpara propagandës apo pa rënë në grackën e saj.

Ekspertët botërorë të PR dhe strategë të marketingut ofrojnë studime për të dalë mbi sipërfaqe. Ndërsa nuk lënë pas dore të përmednin sinqeritetin e informacionit. Në PR mbrojtja më e mirë nuk është sulmi, është të marrësh përgjegjësi.  Të artikulosh qartë, të kërkosh ndjesë në rast se ka diçka që nuk shkon dhe të buzëqeshësh. Kompanitë dhe organizatat duhet të ofrojnë buzëqeshjen e sinqertë para klientëve apo palëve të interesuara. Jo për të krijuar imazhin e gabuar, por për të treguar që para së gjithash është besimi, respekti dhe mirëkuptimi. Këto duhet të ndihen në çdo komukim mes palësh dhe në komunikimin mediatik.


Evente

Le të ndërtojmë një rrjet nervor

Shtator 26, 2018
6:30 PM – 9:30 PM

Coworking Week 2018

Tetor 4, 2018
7 PM

AllWeb Albania 2018

Tetor 11, 2018
9 AM - 6 PM