Udhëtimet na bëjnë shumë më të lumtur se çdo pasuri tjetër materiale, sipas një studimi - Business Magazine Albania

Udhëtimet na bëjnë shumë më të lumtur se çdo pasuri tjetër materiale, sipas një studimi


Shumica e njerëzve u drejtohen dyqaneve me një vendosmëri të madhe sa herë që kanë para në portofolët e tyre dhe me këtë gjest ndihen pak më të lumtur me çdo blerje të re. Megjithatë, kjo kënaqësi zhduket brenda pak ditësh dhe ne mbetemi vetëm me një produkt që dikur donim, por tani e përdorim si çdo produkt tjetër në shtëpinë tonë.

Lexoni: Tony Jeton Selimi – Shqiptari Frymëzues që çon njerëzit në një udhëtim aty ku askush nuk ka shkuar më parë!

Problemi kryesor këtu është se ne përpiqemi të blejmë lumturinë tonë dhe kjo është arsyeja që lumturia zgjat vetëm për disa ditë. Për të gjetur lumturinë e vërtetë, duhet të mësoni si të përshtateni. Ne detyrohemi të kërkojmë blerjen tonë të ardhshme sa herë që niveli i kënaqësisë që ndiejmë për diçka që kemi blerë së fundmi bie dhe e përsërisim këtë proces përsëri dhe përsëri.

Hulumtuesit nga Universiteti Cornell kanë kryer një studim, në të cilin zbuluan një mënyrë se si të prishet ky cikël. Sipas profesorit të psikologjisë, Thomas Gilovich, zgjidhja është që të udhëtoni më shumë! Siç rezulton, njerëzit përjetojnë rritje të lumturisë kur blejnë diçka dhe kur udhëtojnë, por ajo që vërehet është që edhe pse sasia e lumturisë kur blejmë diçka bie me kalimin e kohës, kujtimet e përvojës sonë udhëtuese vazhdojnë të na furnizojnë me notat e lumturisë për një kohë shumë më të gjatë.

Lexoni: Top 10 quotes për udhëtimet

Mësoni aftësi të reja, provoni sporte të reja, madje edhe sporte ekstreme. Shkoni në një event të pazakonshëm, udhëtoni me familjen apo miqtë tuaj. Të gjitha këto janë një burim lumturie që do të zgjasë shumë më tepër sesa të blini diçka që ju pëlqen. Çdo kujtim i ri që bëjmë bëhet një burim i ri, i vërtetë, gëzimi që do të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë, ndoshta edhe përjetë!

burimi: fempositive.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0