Top 10 quotes për udhëtimet - Business Magazine Albania

Top 10 quotes për udhëtimet


Shumë persona e shpenzojnë kohën e tyre duke udhëtuar dhe duke menduar se cila është aventura e radhës për të qëndruar sa më energjikë dhe efektivë në jetën e tyre. Udhëtimet sjellin njerëzit dhe kulturat së bashku, ndihmojnë që të eksploroni dhe pse jo të përfitoni potencialin tuaj për të ndryshuar jetën sa më pozitivisht.

BusinessMag në këtë artikull ju sjell top 10 quotes që do t’iu ndihmojnë të ndërmerrni aventurën e radhës.

Lexoni: Aplikacionet që iu nevojiten ndërsa udhëtoni nëpër botë

“Duhet të filloni të ëndërroni nëse doni të udhëtoni diku.” – Xhorxh P. Shultz

“Jeta është një udhëtim në skajin e dijes, pastaj një hap që ndërmarrni.” – D. H. Lawrence

“Një nga pikat kryesore në lidhje me udhëtimet është të zhvillojmë brenda nesh një ndjenjë solidariteti, të asaj njësie pa të cilën nuk është e mundur një botë më e mirë.” – Ella Maillart

“Qëllimi përfundimtar i një jete më efektive dhe më efikase është t’iu ofrojë kohë të mjaftueshme për të shijuar një pjesë të saj.” – Michael LeBoeuf

“Udhëtimi është fatal për paragjykuesit, fanatikët dhe mendje-ngushtët.” – Mark Twain

“Meqenëse jeta është e shkurtër dhe bota është e madhe, sa më shpejt që të filloni ta eksploroni atë, aq më mirë.” – Simon Raven

“Aventura më e madhe që mund të merrni është të jetoni jetën e ëndrrave tuaja”. – Oprah Winfrey

“Ndonëse e keni shijuar fluturimin, do të filloni të ecni në tokë me sytë në drejtim të qiellit, sepse aty keni qendruar dhe aty dëshironi të ktheheni.” – Leonardo da Vinci

“Një anije në port është e sigurtë, por nuk ky qëllimi për të cilin janë ndërtuar anijet.” – John A. Shedd

“Jo të gjithë ata që enden, janë të humbur” – J.R.R. Tolkien

burimi: Virgin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0