Uber me makina elektrike, lançon UberGREEN - Business Magazine Albania

Uber me makina elektrike, lançon UberGREEN


Bukureshti është qyteti i parë në Europën Qendrore dhe Lindore, ku Uber, kompania për ndarjen e makinave, lançoi UberGREEN, një shërbim që ofron 100 % makina elektrike.

Sipas një njoftimi për shtyp, Bukureshti është gjithashtu një nga të paktët në Europë ku Uber ofron një mundësi të lëvizjes së gjelbër si në Paris, Londër, Amsterdam, Lisbonë, Porto dhe Zyrih.

Ne besojmë se e ardhmja e transportit është elektrike, e përbashkët dhe autonome, por ka ende një rrugë të gjatë përpara. Qëllimi i këtij projekti pilot është që makinat elektrike të jenë në dispozicion për më shumë njerëz sesa kurrë më parë në Bukuresht dhe për të inkurajuar zhvillimin e transportit elektrik. Ne nuk mund ta bëjmë atë vetëm – ne duam të zhvillojmë partneritet me autoritetet, prodhuesit e makinave dhe lojtarë të tjerë nga fusha e energjisë në mënyrë që të mund ta bëjmë mobilitetin elektrik në dispozicion të të gjithëve, kudo,” deklaroi Nicoleta Schroeder, Drejtoreshë e Përgjithshme pranë Uber Romania.

Makinat në dispozicion për projektin pilot UberGREEN janë Renault ZOE me bateri Z.E. 40, e cila lejon një gamë prej 400 km NEDC (ekuivalente me 300 km në zonat urbane dhe në ngjitje) vetëm pas një rimbushje.

Në Bukuresht, Uber ka 500,000 përdorues, nga të cilët rreth 10,000 do të përjetojnë UberGREEN deri në fund të Prillit të këtij viti.

Kompania shpreson të kontribuojë në zvogëlimin e ndotjes dhe uljen e trafikut.

Nëse vazhdojmë të rritemi me të njëjtën ritëm dhe më shumë njerëz do të vazhdojnë të ndajnë makinën e tyre me të tjerët, ne do të jemi në gjendje të fillojmë shërbimin UberPOOL deri në vitin 2020, i cili në qytete të tjera ka ndihmuar në zvogëlimin e trafikut me një të tretën,” tha Nicoleta.

Ajo shtoi se për disa muaj, Uber do të marrë një vendim për mundësinë e rritjes së flotës EV, në varësi të rezultateve të këtij projekt-pilot.

burimi: energyworldmag

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0