Turizmi në vitin Zero. Brunilda Liçaj: Duhet një start tërësisht i ri dhe me mendësi ndrysheTurizmi në vitin Zero.

Turizmi në vitin Zero. Brunilda Liçaj: Duhet një start tërësisht i ri dhe me mendësi ndryshe


Nëse mendoni se keni bërë hapa para, kujtoni se sot jeni në vitin zero. Jemi në momentin kur oferta dhe kërkesa për herë të parë të jenë 0, ku çdo lloj teorie ekonomike për ndërveprim bie poshtë. Po flasim për kompanitë e turizmit, një industri e tërë globale. Ajo si shumë industri të tjera, jo vetëm duhet t’ia nisë nga e para, por duhet të rinisë në një formë dhe me një mendësi tjetër.

Brunilda Licaj, Lektore e Departamentit të Turizmit në Univeristetin Aleksandër Moisiu, ishte pjesë e Webinarit të AlbAcademy. Me një përvojë të gjatë në sektorë të ndryshëm në industrinë e turizmit, brenda dhe jashtë vendit, ajo tashmë është pjesë e Digital Tourism Think Tank, si konsulente për vendet e Ballkanit. Situata është e vështirë dhe ne kemi nevojë për qetësi e shpresë.

Duke e paralelizuar me mbytjen e Titanikut, bazuar dhe në prej librave më të rëndësishëm të menaxhimit të situatave kritike të autorit Henry Lang “Menaxhimi i Titanikut- mësimet prej një mbytje”, ajo vlerësoi faktin që turizmi ka qenë përballë sinjaleve, të cilave nuk u është dhënë rëndësi. Një ditë para katastrofës, kapiteni kishte marrë sinjale për rrezikun që u afrohej, por e nënvlerësoi. Mes 700 të shpëtuarve, rreth 250 veta ishin personel i anijes, që tregoi se sistemi i shpëtimit nuk funksionoi. Kapiteni nuk kishte eksperiencë në lundrim mes ajsbergëve. Në kushte të tilla sipas znj. Liçaj gjenden edhe sot sipërmarrjet e turizmit.

Lexo: Turizmi kërkon lehtësira fiskale, kërkesë zyrtare ndaj Ministrisë së Mjedisit

Brunilda dhe ekspertë të tjerë në sektorë të tjerë të turizmit, janë pjesë e një iniciative quajtur Ofiçina e Turizmit. “ Kemi nevojë për axhustim, riparim, rehabilitim, pasi çdo lloj strategjie duhet riparë, si ajo e destinacioneve ashtu dhe e bizneseve turistike dhe tregu ka ndryshuar. “Duhet të ndryshojmë gjithçka, për të arritur tregun (e ndryshuar tashmë) në të ardhmen”, theksoi ajo gjatë webinarit kushtuar turizmit dhe drejtimit të tij në këtë periudhë krize.

Liçaj në webinar sjell fakte, që tregojnë se para mbërritjet së Covid-19 turizmi gjendej përballë nevojës për ndryshim. Efekti “ Greta” solli një sërë ndryshimesh në Evropën veriore. Klientët filluan të llogarisin ndotjen në ambient me anën e aplikacionit “Klimatsmart Semester” duke ndryshuar këndvështrimin e tyre për udhëtimet e pushimet. Një pjesë e menaxherëve, hoqën dorë nga udhëtimet e shumta brenda vendit e filluan të realizojnë mbledhjet online. Skandinavia apo Easy Jet morën masa të menjëhershme për uljen e ndotjes duke synuar në 2027 në sjelljen e avionëve hibrid. Janë shtuar udhëtimet me tren. Një pjesë e konsiderueshme e klientëve janë drejtuar drejt turizmit të qëndrueshëm dhe kjo vitet e fundit nuk ka ndodhur veç në veri të Evropës.

Afrika duket larg, por ka bërë ndryshime drastike në strategjinë e turizmit. Evropa ka një bord turizmi, por që duket jo funksional, pa një komisioner për turizmin, ndërsa Afrika ka një bord shumë të organizuar. Secili prej vendeve afrikane, paguan rregullisht për bordin, duke krijuar një strategji të përbashkët për kontinentin, duke bashkërenduar punën për të marrë masa në rastin e covid-19. “Bizneset nuk janë të fokusuara veç tek pjesa e bregdetit. Kemi një Afrikë që po fokusohet tek turizmi i eksperiencës e kërkon tregun europian dhe amerikan. Afrika ka strategjinë e Diasporës, ku të gjithë pasardhësit e Afrikës kthehen në vendet e origjinës për të vizituar, e njohur kulturën dhe traditat e paraardhësve të tyre. Fokusi tek tradita dhe kultura, bën që vendet europiane të gjenden para rrezukut që edhe nëse hapet turizmi, këtë vit një fluks i madh do të orientohet drejt Afrikës, tashmë konkurruese dhe me çmimet e ofruara.

Lexo: Valer Pinderi: 8 ide postimesh në Facebook, për biznesin tuaj

Momenti është i vështirë. Turizmi konsiderohet si industria e cila do dëmtohet më tepër, theksoi ajo. Një rënie e konsiderueshme e aksioneve të ndërmjetësve OTA, ( psh, Booking, kaloi nga 2088 euro/ aksion në 1200 euro brenda 3 muajve), po shoqërohet me shtrëngime nga ana e tyre. Nëse AirBnb, ka marrë masa për të rishikuar komisionet e kërkuara, Booking nuk po i përgjigjet kërkesës së bizneseve, të cilët mund të çojnë deri në shut down të marrëdhënies në të ardhmen. Asgjë nuk përjashtohet, sidomos hyrja e ndërmjetësve të rinj në treg’, thekson ajo.

Sygjerimet e Licaj në këtë webinar ishin konkrete e të zbatueshme nga çdo aktor i interesuar. “Para se të shohim si do të jetë e ardhmja, duhet të shohim çfarë bëjnë të tjerët, vendet rreth nesh. Pasi të qetësohet situata nga covid-19 duhet të drejtohemi tek turizmi i qëndrueshëm.

Brunilda sjell faktin se, në vitin 2020, gjatë verës mund të mos kemi shumë turistë ndërkombëtarë. Fqinja jonë Italia, duke u bazuar në faktin se kurba e covid-19, ka filluar ngritjen shumë kohë më parë, mendon se do dalë nga kjo gjendje para vendeve të tjera evropiane e jo vetëm. Shumë prej bizneseve turistike, mendojnë e kërkojnë të mos hapen kufijtë për turizëm masiv gjatë verës, duke menduar të kufizojnë rikthimin tek virusi. Dhe kjo do të thotë një fokusim tek turizmi domestik dhe ai rajonal, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, apo një pjesë e emigracionit dhe diasporës. Gjithmonë, bazuar në mundësitë si financiare dhe koha në dispozicion, pasi një pjesë e pushimeve vjetore po konsumohet në këto momente.

Në të njëjtën mendësi, e llogjikë, Brunilda pranon se turizmi do fokusohet edhe tek ne, tek turizmi domestik. Ajo sugjeron që dhe grupet kulturore, të cilat nuk kanë bërë anullime (të vjeshtës), të mund të organizohen me 15-20 veta, por duke marrë parasysh kushtet e distancës dhe higjenizimit.

Duke rikujtuar se jemi në vitin zero, Liçaj thekson se turizmi shqiptar mori dy goditje të forta në vetëm pak muaj. Tërmeti në muajin nëntor goditi fortësisht Durrësin, destinacionin kryesor për grupet e organizuara për pushime verore. Që pas tërmetit patën nisur anullimet e pushimeve, për t’u përforcuar më tej tani me Covid-19. Një nga sygjerimet e Liçajt është “puna për ruatjen e klientëve të mëparshëm, me të cilët operatorët turistikë janë në kontakt”.

Gjithashtu sipas saj, do ekzistojë një pikëpyetje në lidhje me higjienën e hoteleve e restoranteve nga gjithë klientët, të cilët kanë ndryshuar gjithçka në sjelljen e tyre turistike. Imagjinoni, në temperaturën 40 gradë, hotelet dhe avionët të kenë kufizuar përdorimin e kondicionerëve me synim mbrojtjen nga covid-19. Trajtimi i pushuesve në formë të distancuar nënkupton më pak kapacitete për të njëjtën hapsirë (nëse llogarisim çadrat e pushimit, apo tavolinat e ngrënies) por më tepër staf shërbimi (shërbim në dhomë, monitorim, higjenizim) dhe kosto shtesë. Ajo bazohet në statistikat evropiane, kur deklaron se viti mund të mos arrijë 35 % të të ardhurave të vitit të kaluar. Rifillimi, mendohet të jetë në 2021.

Sipas Liçaj, disa sipërmarrje kanë filluar të marrin masa për këtë praktikë, që me shumë mundësi, do të kërkohet të zbatohet fuqishëm nga Organizata Botërore e Turizmit. Momenti është i vështirë, por bizneset duhet ta dinë së kostot e rinisjes janë gjithashtu shumë të larta për t’u konsideruar.

Ajo solli në webinar, dy skenar për vlerësimin e situtës turistike në Evropë, bazuar në sondazhet e Arival Travel ( të planifikosh të panjohurën)

Skenari optimist

1 Kufizimi (12 javë), Zbutja ( 6 muaj) Tërheqja 1-2 vite

Skenari pesimit

Kufizimi (4 muaj), Zbutja ( 9 muaj) Tërheqja 1-2 vite

Skenare të cilat do të thonë se realisht nuk duhet të presim një rimëkëmbje të turizmit, në nivelet e mëparshme, të paktën brenda një afati kohor 3 vjecar.

Lektorja vë theksin, tek komunikimi, si i territorit ashtu dhe i biznesit. Eshtë koha për riorganizim në destinacione të ndryshme, duke krijuar bordet e turizmit, rivlerësuar ofertat turistike e duke krijuar sistem. Liçaj tha, “frika ime është si do të sillen sipërmarrjet turistike mes tyre, kur turizmi të rifillojë për këtë qëllim e cila mund të shoqërohet dhe me rritje cmimesh. Mendoj se është e nevojshme dhe menaxhimi i fluksit të destinacioneve, por dhe krijimi i një kalendari të detajuar dhe promovuar të aktiviteteve”.

“Komunikimi në vitin 0 po bëhet për një produkt që nuk ekziston”, thotë Licaj. Ajo vëren një mangësi komunikimi në tregun tonë të turizmit. Biznesi duhet të jetë sa më afër klientit, me elementë të thjeshtë, mundësisht me nota humori dhe jo me produkte gastronomike të sofistikuara. Si do ta shikonit publikimin “ja çfarë gatuanim dikur”, në rrjetet sociale? Ajo paraqiti dhe disa elementë komunikimi efikase nga tregu shqiptar, ditët e fundit.

Tani duhet menduar çfarë do të bëjmë ndryshe nga të tjerët.

Liçaj këshillon: Diferencohuni. Fusni në turizëm edhe destinacione, qytete të vogla, vende të paeksploruara. Fokusohuni në ngritjen e kapaciteteve tuaja, por dhe të partnerëve e furnitorëve. Vlerësoni furnitorin dhe partnerin e besuar, atij që nuk ju braktisi në kohë të vështira dhe kur të rinisni, riforconi marrëdhëniet.

Ndërsa sipërmarrësve; mungesa e buxhetit për pagimin e një apo dy muaj buxheti, është shenjë e mosvlerësimit real të situatës. Në çdo fillim viti, një biznes duhet të ketë një fond emergjence. Ju lutem mos pushoni punonjësit, sepse do jeni ju që nesër do të kërkoni me një çmim më të lartë punonjës të rinj. Rishikoni planet tuaja të investimeve. Rishikoni me kujdes, specifikimet në kontratat e kredimarrjes, pasi kudo keni paguar sigurim (dhe në rast fatkeqësie natyrore).

Uroj dhe besoj, se helicoptermoney është mjeti më i mirë në këto momente e cila do të vlerësohet dhe nga qeveria dhe donatorët. Sinjalet janë. Veç mos harroni, do kemi dhe një inflacion, i cili sigurisht është më i pranueshëm se reçesioni i mundshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0