Turistët pensionistë që po kërkojnë shtëpi në këtë qytet të Shqipërisë. Zbuloni arsyen pse - Business Magazine Albania

Turistët pensionistë që po kërkojnë shtëpi në këtë qytet të Shqipërisë. Zbuloni arsyen pse

Vitet e fundit vendi ynë është kthyer jo vetëm në një destinacion turistik por edhe i të huajve që ditët e pensionit duan t’i kalojnë në Shqipëri.Të tillë janë Antonio dhe Elena të cilët i takuam në Lezhe duke kërkuar një shtëpi për të kaluar ditët e pensionit. Taksat e ulëta, çmimet më të lira si dhe ushqimi i ngjashëm me Italinë janë disa nga arsyet që kanë bërë që çifti italian të vendosin për të jetuar në Lezhë.

“Është hera e parë që jemi këtu, për dy arsye e para sepse kemi arritur në një moshë që në Itali nuk jetohet më për shkak të kostos së lartë të jetesës, dhe pensioni qe marrin nuk mjafton. Po kërkojmë në Shqipëri një shtëpi sepse taksat janë më të ulëta dhe po bëjmë xhiro nëpër Shqipëri për të gjetur një vend për të jetuar. Më pëlqen shume vendi këtu, është pastër, ka rregull”, tha Elena Pinas, pensioniste nga Italia.

Lexo: Kevin Sekniqi, sipërmarrësi i biznesit të së ardhmes

“Ushqimi është i ngjashëm me ushqimin në Itali, këto ditë kemi ngrënë mirë, sot kemi ngrënë shumë mirë që në Itali e ëndërrojmë një drekë si këtu në Shqipëri. Shpenzimet kryesore janë me çmime të ulëta, mund të bësh një pazar shumë të mirë. Pastaj njerëzit janë shumë mikpritës dhe të shoqërueshëm, të disponueshëm”, tha Antonio Pinas, pensionist nga Italia.

Shqiptarët janë shumë mikpritës sidomos me turistët, thotë çifti italian, e ndërsa vijojnë të kërkojnë shtëpinë  e tyre mes Lezhës dhe Shëngjinit ku do të kalojnë pjesën tjetër të jetës.

“Akoma nuk e kemi vendosur se ku do te jetojmë por që të jetë afër me bregdetin. Më pëlqen toka, më pëlqen fshati jam person qe dua të kem pak hapësirë kopsht kështu kalon dhe kohën. Mua më pëlqen ky qytet, ka pak nga Peruia ime, dhe ne jemi mikpritës me turistët dhe këtë e pashe dhe këtu. E kam vënë re këto ditë që kemi qëndruar, janë të gatshëm që të të ndihmojnë kam gjetur diçka si në Peru”, tha Elena.

“Shqiptarët janë shumë të dashur, të gatshëm për të ndihmuar, se ne nuk e dimë dhe gjuhën por janë shumë të dashur, të ofrojnë direkt diçka për të pirë, kafe ndaj i falënderojmë shumë”, tha Antonio.

Deri në vitin 2023 sipas Ministrisë së Brendshme, rezultonte se 356 italianë janë rezidentë të përhershëm në vendin tonë, ndërsa më shumë se 20 mijë kanë leje qëndrimi që të punojnë dhe studiojnë në Shqipëri. Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0