“Tungjatjeta”, programi social i World Vision në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara, gjen mbështetjen e Grupit Balfin

“Tungjatjeta”, programi social i World Vision në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara, gjen mbështetjen e Grupit Balfin


Grupi Balfin, Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në vend dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i bashkohet programit social të World Vision, “Tungjatjeta”, si një nga partnerët strategjikë të këtij programi.

Drejtuesit e Balfin Grup janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të mbështesin programin social Tungjatjeta.

Organizata ndërkombëtare World Vision ka në themel mirëqenien e fëmijëve përmes zhvillimit komunitar.

Në të gjithë vendin rezulton se 70 mijë fëmijë të moshës 2 deri në 17 vjeç janë me aftësi të kufizuara ndërkohë që 92 % e tyre nuk marrin shërbimet bazë për të cilat kanë nevojë.

Tungjatjeta është një program social i dedikuar për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët jetojnë në zonat më të  thella të vendit. Mungesa e infrastrukturës, por edhe gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që këta fëmijë të jenë të përjashtuar nga shërbimet e specializuara.

“Grupi Balfin është i vendosur që të promovojë vlerat më të larta shoqërore dhe të tregojë përkujdesje për komunitetin ku vepron. Ne besojmë se suksesi i Grupit është i lidhur ngushtë me mirëqenien e qytetarëve shqiptare. Ne gjithmonë vlerësojmë dhe kujdesemi për politikat sociale si dhe për aplikimin e projekteve të zhvillimit kudo në rrjetin e Grupit dhe programi Tungjatjeta vepron në këtë drejtim duke mundësuar shërbime të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara në vendet ku këta fëmijë jetojnë.

Rritja e një biznesi duhet të shoqërohet paralelisht me zhvillimin dhe rritjen sociale të komunitetit, e për këtë arsye e vlerësojmë maksimalisht programin Tungjatjeta dhe i jemi bashkuar si shumë biznese të tjera në vend.” – shprehet Edlira Muka, CEO e Grupit Balfin, për këtë bashkëpunim.

Tungjatjeta nis në Librazhd, ku numërohen 470 fëmijë me aftësi të kufizuara. Përmes këtij programi social, ekipi i specializuar do të udhëtojë drejt zonave më të thella të Librazhdit, ku fëmijët do të marrin shërbimet e nevojshme në banesat  tyre.

(Plan zhvillimi Personal, vizita në familje,fizioterapi, logopedi, psikoterapi, transport, konsultime, set materialesh zhvillimi dhe didaktike)

Tungjatjeta është e fokusuar jo vetëm në integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, por edhe në fuqizimin e prindërve, familjeve dhe sensibilizimin e komunitetit për integrimin e këtyre fëmijëve.

https://youtu.be/7GuSr3Oel8g

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0