Truke psikologjike për ata që nuk kanë besim tek vetja e tyre - Business Magazine Albania

Truke psikologjike për ata që nuk kanë besim tek vetja e tyre


Sa shpesh mendoni se tashmë do të ishit në punën tuaj të ëndërrave dhe do të kishit një jetë më të mirë nëse do të ishin një person më i sigurtë në veten tuaj? Jo të gjithë lindin me vetëbesim, por ju mund ta zhvilloni atë.

Ne tek BusinessMag mendojmë se vetëbesimi është një cilësi shumë e rëndësishme, prandaj këto këshilla nga psikologët mund të jenë shumë të dobishme për t’u ditur edhe nga ju.
Lexoni: Si të ndërtosh vetëbesimin dhe të përgatitësh veten për të patur sukses në jetë?

  1. Mësoni të pranoni komplimentat

Çdokush reagon ndryshe ndaj komplimentave. Disa njerëz bëhen të turpshëm dhe madje çojnë vëmendjen tek të metat e tyre. Kjo është një mënyrë e gabuar për të reaguar ndaj komplimenteve dhe kjo tregon që ju nuk jeni person me vetëbesim. Përveç kësaj, mund të duket sikur nuk e vlerësoni me të vërtetë mendimin e personit që iu dha komplimentin.

Mënyra më e mirë për të reaguar ndaj një komplimenti është të buzëqeshni me sinqeritet dhe të thoni: “Faleminderit”. Mos supozoni se personi po përpiqet t’ju bëjë qejfin, thjesht përpiquni të besoni se disa nga cilësitë tuaja me të vërtetë mund të duken tërheqëse për njerëzit e tjerë.

  1. Mos u përpiqni të jeni të përkryer

Le të themi që keni një orar shumë të ngjeshur: 20 telefonata, 10 takime, lexim dhe përgjigje email-sh dhe asnjë minutë efektive për veten tuaj. Por në vend që të jeni të kënaqur, gjithmonë ndiheni të zhgënjyer, sepse rezultatet nuk janë mjaft të mira, apo jo?

Kur vendosni qëllime që nuk mund të arrini, po shkoni drejt ankthit, jo suksesit. Njerëzit e suksesshëm gjithashtu bëjnë gabime dhe pendohen për disa nga vendimet që ata marrin, por ata shohin mësime në të gjitha këto situata dhe janë në gjendje të mësojnë prej tyre.

  1. Mësoni të mbani kontaktin me sy gjatë një bisede

Ju mund të dalloni humorin dhe emocionet e një personi duke parë në sytë e tyre. Bebet shikojnë sytë e prindërve të tyre në mënyrë që të kuptojnë emocionet e tyre duke filluar nga 9 muajsh. Dhe gënjeshtarët zakonisht shmangin kontaktin me sy, për të fshehur faktin se janë duke gënjyer.

Kur dikush shmang kontaktin me sy, kjo do të thotë se nuk është i sigurtë në veten e tij. Pra, mbajtja e kontaktit me sy me njerëzit do t’ju ndihmojë të fitoni besimin e tyre dhe t’i bindni ata se jeni të ndershëm.

Lexoni: Shprehja që na ul vetëbesimin sa herë e përdorim

  1. Mbajeni shpinën drejt dhe ndryshoni mënyrën se si ecni

Shpina drejt, gjeste të hapura dhe një ecje e sigurtë – këto janë të gjitha shenjat e një personi me vetëbesim.

Pra, mbani kokën tuaj të ngritur, mbani shpinën drejt dhe shikoni lart, në vend që të shikoni poshtë. Njerëzit rreth jush do ta vënë re këtë dhe shumë shpejt do të shikoni se do të ndiheni ndryshe. Hulumtimet tregojnë se gjuha e trupit të një personi me vetëbesim zvogëlon nivelin e stresit.

  1. Përjashtoni mendimet negative

Kontrolli i dialogut tuaj të brendshëm është një mënyrë e vështirë, por shumë efektive për të disiplinuar veten. Përpiquni të përcillni të gjitha mendimet që keni për një javë. Dhe shkruani gjithçka që është e lidhur me të qenit i pasigurtë. Bëjini vetes këtë pyetje: “A kam një arsye të vërtetë për të qenë i/e pasigurtë?” Pasi të analizoni mendimet tuaja, do të kuptoni se shumica e tyre bazohen në asgjë.

Ndërsa po analizoni negativitetin, duhet gjithashtu të bëni një listë të cilësive dhe arritjeve tuaja pozitive. Ju mund ta lexoni atë çdo herë që keni një ide negative në mendjen tuaj.

  1. Vini re momentin kur ndaloni së besuari tek vetja juaj

Nëse mbani gjurmët e mendimeve të këqija, së shpejti do të vëreni se ato shfaqen në mendjen tuaj në të njëjtën kohë. Ndoshta keni pasur një ditë të mrekullueshme, por para se të shkoni për të fjetur, filloni të mendoni për diçka të keqe.

Vetëm përpiquni të injoroni këto mendime dhe thjesht konsiderojini ato si diçka që bëni çdo ditë pa ndonjë arsye të veçantë.

  1. Shënoni arritjet tuaja

Mbani një ditar për arritjet tuaja dhe shkruani gjëra të reja çdo ditë. Gjithashtu mos shkruani vetëm për arritjet më të mëdha. Shënoni çdo hap drejt qëllimit tuaj, edhe nëse duken gjëra të vogla.

Kur keni arsye të shumta për të qenë krenarë për veten, kjo do t’ju ndihmojë për të përmirësuar vetëbesimin tuaj.

  1. Mendoni për “ju-në” ideale

“Çfarë do të kishte një ‘unë’ me vetëbesim në këtë situatë?” Kjo është një pyetje e mirë që duhet të pyesni veten herë pas here. Sidomos kur do të bëni diçka që kërkon vetëbesim.

Ju nuk keni nevojë të dilni jashtë dhe të bisedoni me njeriun më tërheqës në rrugë. Filloni me pak: buzëqeshini një personi të huaj. Dërgoni CV-në tuaj. Dhe mos u shqetësoni për pasojat. Të jesh i gatshëm për të marrë si rreziqet dhe përgjegjësinë është ajo që çdo person me vetëbesim duhet të jetë në gjendje të bëjë.

Lexoni: 9 fraza që tregojnë vetëbesim të ulët

  1. Bisedoni me të huajt

Shkoni në një event ku nuk njihni askënd dhe përpiqeni të luani rolin e një personi me vetëbesim. Ju nuk keni pse të jeni ylli i shfaqjes menjëherë, kjo është e vështirë për t’u bërë kur jeni të rrethuar nga të huajt. Por do të ndiheni më të sigurtë më vonë.

Përveç kësaj, përpiquni të filloni biseda me të huajt në jetën tuaj të përditshme. Jini miqësorë me arkëtarët ose bisedoni me një kamerier në një kafene. Mos harroni, kjo mund të mos funksionojë për të gjithë.

  1. Ofroni ndihmën tuaj

Njerëzit pëlqejnë të ndihen të rëndësishëm dhe të vlefshëm. Është shumë ngushëlluese të dini se keni dikë që ju ndihmon. Çdokush duhet të ketë dikë tek i cili mund të mbështetet, por pak njerëz do të kërkojnë ndihmë ose do ta ofrojnë atë.

Ofrimi i ndihmës për të tjerët ju bën të ndiheni të rëndësishëm dhe të dobishëm dhe do t’ju ndihmojë të mos ndiheni të pasigurtë ose të vetmuar.

  1. Mos e humbni kohën tuaj në mediat sociale

Mos shikoni fotot e njerëzve që njihni dhe t’i krahasoni ato me veten. Ky zakon mund të dëmtojë seriozisht vetëvlerësimin tuaj. Mediat sociale janë vendi ku njerëzit garojnë për sukses. Njerëzit postojnë vetëm fotografi të bukura nga vende të mrekullueshme. Dhe ka shumë pak njerëz që fotografojnë veten në shtëpi, duke veshur rrobat e tyre të përditshme dhe duke bërë punët e tyre.

Kontrolloni mediat tuaja sociale: bëni unfollow përdoruesit të cilët vazhdimisht publikojnë fotot e tyre dhe bëni një pushim larg këtyre aplikacioneve apo website-ve.

Po ju çfarë bëni që të jeni një person më i sigurtë në veten tuaj?

Lexoni: Tony Robbins ju tregon si të keni vetëbesim

burimi: BrightSide

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0