Trazirat në Francë sjellin më shumë se 1 miliardë dollarë dëme...

Trazirat në Francë u kanë kushtuar bizneseve më shumë se 1 miliardë dollarë

trazirat ne francë sjellin miliona dollarë deme

Vetëm disa javë pas protestave dhe grevave kundër reformës së pensioneve, Franca u përball me pasojat e një jave tjetër trazirash të shkaktuara nga vrasja fatale e një të riu nga një oficer policie të martën e kaluar. Sipas shoqatës franceze të biznesit MEDEF, këto protesta kanë shkaktuar më shumë se 1 miliardë dollarë dëme.

Protestuesit kanë plaçkitur 200 dyqane të mëdha, kanë shkatërruar 300 degë bankash dhe 250 dyqane më të vogla, tha një zëdhënës i MEDEF.

Lexo edhe: Europa është një hap më afër kompjuterit kuantik premtues

Vala e trazirave shpërtheu pasi 17-vjeçari Nahel Merzouk u qëllua për vdekje në periferi të Parisit.

Protestuesit në qytetet anembanë Francës dolën në rrugë në ditët në vijim për të shprehur irritimin e tyre mbi mënyrën se si komunitetet e margjinalizuara të vendit po kontrollohen dhe ngritën pyetje nëse raca ishte një faktor në vdekjen e adoleshentit.

Qeveria franceze po shqyrton ndërkohë mënyra për të ndihmuar bizneset më të prekura nga trazirat, si faljen ose shtyrjen e taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore.

cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0