Top Startup-et më premtuese për 2022, sipas BusinessMag - Business Magazine Albania

Top Startup-et më premtuese për 2022, sipas BusinessMag

Startup-et më premtuese

Nga ecuria e tyre këtë vit dhe dinamika me të cilën janë zhvilluar, BusinessMag ju sjell top 8 startup-et, të cilat premtojnë shumë në vitin 2022. Pjesa më e madhe e tyre janë fushën e teknologjisë dhe online, por nuk mungojnë as kompanitë dinamike lokale.

  • AlbaniaTech

AlbaniaTech, 100 ditët e para të platformës së startup-eve dhe inovacionit në Shqipëri

AlbaniaTech është platforma e parë në Shqipëri, e cila synon të bëjë bashkë të gjithë aktorët e ekosistemit të sipërmarrjes dhe inovacionit në një platformë të vetme. Startup-et, kompanitë, lista e sipërmarrësve aktivë, ecuria e bizneseve, programet, të cilat mbështesin sipërmarrjen, programe mentorimi / trajnimi / akselerimi / inkubimi, të cilat operojnë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, të gjitha në një faqe të aksesueshme nga çdo aparat inteligjent.

  • EasyAlbania

Tashmë aty ku je ulur me celularin në dorë, mund të bësh shopping online si në një Qendër Tregtare

Risia më e re që ofron tregu vendas, është EasyAlbania. Një marketplace i krijuar me premtimin se do na e bëjë jetën më të thjeshtë. Në format web si dhe i disponueshëm si aplikacion, EasyAlbania u lançua në fund të tetorit me rreth 130 biznese që krijuan dyqanin e tyre në këtë marketplace virtual. Produkte të shumëllojshme si, veshje për çdo moshë dhe gjini, këpucë, atlete, kozmetikë dhe produkte parafarmaceutike, por gjithashtu dhe produkte arredimi, elektroshtëpiakesh, teknologjike etj., gjenden me një klik dhe garantojnë të vijnë në derën tonë në kohë rekord: në Tiranë brenda ditës dhe në rrethe brenda 48 orëve.

EasyAlbania ofron shërbime të cilat deri dje i kishim shumë të vështira t`i gjenim dhe aksesonim. Shërbime të tilla si elektricistë, hidraulikë, bojaxhi, shtrues pllakash etj. Nëse deri tani, për t`i gjetur pyesnim të njohur, të afërm etj., dhe po të kishim fat gjenim një të disponueshëm, tashmë me një klik nga EasyAlbania ne mund të kemi shërbimet profesionale për të cilat kemi nevojë.

  • GreenPosta

Greenposta vlerësohet si Biznesi Social i Vitit nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare

Greenposta vlerësohet “Biznesi Social i Vitit” nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Greenposta tashmë ka bërë një hapa drejt zhvillimit teknologjik, duke ofruar për shitësit online “Fulfillment Center”, ku magazinohen, paketohen dhe shpërndahen pakot tuaja. Ky model inovativ është i ngjashëm me atë të Amazon ku ju fokusoheni në marketingun dhe zhvillimin e biznesit tuaj online e ndërsa ne kujdesemi për pjesën operacionale. Falë zhvillimit inovativ sistemi i gjurmimit të dërgesave i Greenposta integrohet me e-commerce tuaj duke automatizuar regjistrimin dhe gjurmimin e porosisë nga blerësi.

  • MYKSAL

MYKSAL, platforma e parë gjithpërfshirëse për bizneset në Kosovë & Shqipëri

Për herë të parë është krijuar një platformë e vetme që bën bashkë bizneset Shqipëri – Kosovë me synimin për t’i promovuar në Ballkanin Perëndimor dhe duke u shtrirë më pas në Europë për të qenë lehtësisht të aksesueshme.

MYKSAL është software i ndërtuar enkas në fushën e hoteleri turizmit dhe shërbimeve. Ideuar si platforma e parë shqiptare duke përmbledhur në këte mënyrë të gjithë hoteleri-turizmin në Shqipëri dhe Kosovë me target kryesor lançimin dhe promovimin e këtij rrjeti në Ballkanin Perëndimor dhe duke u shtirë më tej dhe në Europë. Gjithashtu kjo platformë është ideuar që përvec pjesës së hoteleri turzëm të ketë të përfshira dhe shërbime të tjera në funksion të këtij rrjeti duke i dhënë kështu akses çdo turisti dhe çdo vendasi që viziton Shqipërinë dhe Kosovën në gamën e shërbimeve që paraqet vendi ynë.

  • PINCA.al

PINCA.al, një mundësi pune online

PINCA.al është platforma e parë në rajon, e cila synon të krijojë mundësi punësimi dhe përvoje profesionale për profesionistët dhe studentët shqiptare. Ajo synon t’i angazhojë studentët në projekte në distancë me kompani të huaja apo edhe duke i ofruar mundësi punësimi tek këto të fundit. Mundësitë e bashkëpunimit me biznesin janë të shumta ndërsa kategoritë e shërbimeve përfshijnë fushat për të cilat shërbimet mund të ofrohen pa asnjë vështirësi në distancë dhe janë në përditësim të vazhdueshëm, sipas kërkesave të bizneseve. Konkretisht, në platformë mund të përzgjidhen shërbimet e: teknologjisë se informacionit, marketingut digjital, këshillimit financiar, dizajnit, arkitekturës dhe shërbimet gjuhësore. PINCA, përvec të qënit një treg virtual pune (marketplace), ku profesionistët mund të konkurojnë me aftësitë e tyre për të ofruar shërbime dhe për t’u angazhuar në projekte afatshkurtra në distancë, shërben edhe si një komunitet i mirëfilltë profesionistësh dhe studentësh. Këta të fundit, mund të ndajnë përvojën e tyre dhe të trajnojnë njëri-tjetrin, të organizojnë evente apo të zhvillojnë në vijim aftësitë nëpërmjet platformës, falë partneritetit që kjo e fundit ka me shoqëritë që ofrojnë këto programe kualifikimi në distancë.

  • SuperVlera

SuperVlera, podcast-i më i ri nga Eglent Bici, që u jep zë individëve që kanë diçka për të thënë

Eglent Bici, sipërmarrësi në fushën imobiliare, me një kontribut të madh në rrjetet sociale për motivimin e të rinjve së fundmi ka hapur një kanal në YouTube në formën e podcast-ve, SuperVlera, ku u jep zë individëve që kanë ide, mendime, opinione dhe eksperienca jetësore të vyera, por që e gjejnë të vështirë të arrijnë publikun shqiptar.

  • HotelBee

Menaxhimi i hoteleve, një aplikacion i ri vjen nga HotelBee

Duke e nisur nga përvoja dhe nevojat për një menaxhim më të mirë të hotelit, Emmanuel Malaj vendosi të zhvillojë një aplikacion. Ai ka nisur ta përdorë atë në Shqipëri, por objektivat janë edhe për tregun e jashtëm. HotelBee është një aplikacion që ofron gjitha mjetet për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e një hoteli, duke nisur nga menaxhimi i klientëve, rezervimeve dhe dhomave, mbajtja e rekordeve financiare, pastrimi dhe mirëmbajtja e dhomave, Channel Manager, Booking Engine, raporte dhe statistika.

  • Albanik

Albanik, një fermë për t’u bërë njësh me natyrën

Një pikë takimi me veten mund të quhet ferma Albanik. Në mes të natyrës së larmishme dhe ushqimit të zonës, vizitorët në këtë fermë kanë hapësirën dhe mundësinë për t’u bërë njësh me natyrën, për të medituar dhe për të dëgjuar zërin e tyre të brendshëm. Ferma Albanik është një sipërmarrje rurale, agro dhe eko-turistike, që po drejtohet nga Elona Bejo, e apasionuar me natyrën. Klientët e saj janë po me të njëjtin pasion e filozofi për jetën. Ferma ndodhet 17 km larg qytetit të Këlcyrës, në thellësi të luginës së Deshnicës. Prej vitit 2016, kur u hodhën themelet e saj, ferma vazhdon të rritet me shërbime të reja dhe produkte artizanale, kulinare e tradicionale të zonës, produkte të cilat janë mbledhur e përzgjedhur me kujdes, si fillim në një bio-boutique brenda fermës dhe tani janë gati të eksplorojnë tregun e gjerë nëpërmjet shitjeve online. Aktivitetet kryesore që ofrohen për vizitorët e Fermës Albanik janë të lidhura ngushtë me natyrën.

Lexoni: Top 5 sipërmarrësit më të suksesshëm të intervistuar nga Businessmag gjatë 2021

Top 10 intervistat e vitit 2021 të zhvilluara nga BusinessMag

Top shqiptarët e diasporës që shkëlqyen në 2021, sipas BusinessMag

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0