Greenposta vlerësohet si Biznesi Social i Vitit nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare - Business Magazine Albania

Greenposta vlerësohet si Biznesi Social i Vitit nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare

Green posta

Greenposta vlerësohet “Biznesi Social i Vitit” nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Themeluesi i sipërmarrjes së postës ekologjike, me biçikleta, Sadi Lika ka ndarë këtë vlerësim me miqtë e tij. Çmimi vjen nga konkursi “Bright Minds Albania 2021”

“Falë mbështetjes së vyer të qindra bizneseve online, miqve tanë, bashkëpunëtorëve dhe ekipit tonë të mrekullueshëm greenposta është kthyer në sipërmarrjen, ku me të vërtetë #postojmëlumturi”, thotë Sadi Lika, sipërarrës.

Sipërmarrja e Sadi Likës në mënyrë të vazhdueshme ka rënë në sy në konkurse. LikSad e-Bike, një aktivitet i themeluar nga Sadi Lika, i cili parashikonte ofromin me qera të biçikletave elektrike, ekologjike, shoqëruar me guidë turistike digjitale ka qenë fitues në Betapitch Tirana 2019.

Lexo: “Mendje Artët 2021” – “Gazeta Diaspora Shqiptare” merr çmimin “Media e Vitit”

Gjithçka nisi kur ai përdori vetë një biçikletë elektrike dhe vendosi që këtë mundësi t’ua jepte dhe të tjerëve me aktivitetin e tij.

Me një grant të marrë nga IDEA në Korrik të vitit 2019 ai nisi sipërmarrjen e tij.

Në vizionin e tij të së ardhmes janë makinat elektrike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0