Top shqiptarët e diasporës që shkëlqyen në 2021, sipas BusinessMag - Business Magazine Albania

Top shqiptarët e diasporës që shkëlqyen në 2021, sipas BusinessMag

shqiptarët e diasporës

Jeta e 28-vjeçarit, i cili vrapon për fëmijët me sindromën Down

Danieli është një 28 vjeçar shqiptar që drejton ekipin e marketingut për një kompani të njohur në fushën e prodhimit të materialeve digjitale promocionale në Britaninë e Madhe, Hardy Signs Ltd. Ai është pjesë e bordit drejtues të të rinjve në East Midlands (Nottingham, Derby, Leicester). Megjithëse ka ndërtuar jetën jashtë vendit, Danieli e viziton shpesh dhe mban kontakte të ngushta me Shqipërinë, ndërkohë që përfshihet vazhdimisht me fushata sociale dhe biznesi. Ai është anëtar i asociuar i Institutit të Marketingut (CIM) dhe hobet e tij përfshijnë futbollin, rrjetet sociale dhe vrapimin. Prej Korrikut të 2021 është bashkë-krijues dhe drejtues në emisionet e kanalit të YouTube, ‘CryptoHodlrz’ që ka si mision të informojë masat rreth kripto-monedhave dhe projekteve të ndryshme nga një këndvështrim investitori. 

Kthimi në Shqipëri, si një vajzë që e gjen veten grua

Anita Likmeta, sipërmarrëse, gazetare

“Kthimi në tokën ku kam lindur, pas shumë vitesh, për mua ishte një eksperiencë që më ndikoi mjaft, një pështjellim ndjenjash me të cilat, duhet të merrem sapo u ktheva në Itali.

Tirana nuk është më qyteti që mbaja mend: si një vajzë që e gjen vete grua, Tirana ka ndryshuar, është rritur në lartësi, dhe pothuajse nuk e njoha. Megjithatë krahas rrokaqiejve të reja dhe qendrës më të madhe tregtare Toptani, atje këtu ka ende pjesë të urbanistikës hoxhiste. Si për të më kujtuar fëmijërinë e vështirë nga e cila shpëtoi ajo vajzë e vogël.

Duke ecur në rrugët e kryeqytetit ndesha fytyra te rrudhura të një jete që nuk ka qenë kurrë e lehtë, por edhe freskinë e një rinie që ka dëshirë të përfshihet, me shkëlqim në sy, me një vitalitet që më kujton atë të disa filmave italian të viteve ’60. Dhe pse oksidentalizmi mund të jetë i frikshëm, pasi e goditi shoqërinë si një tornado, pa u lënë kohë shqiptarëve të kuptonin se çfarë po ndodhte, gatishmëria për tu përfshirë, për të rrezikuar të ardhmen në një botë të vështirë është e dukshme. Por tashmë e hapur për mundësi të pafund.”

Diaspora me sytë nga Shqipëria. Anita Likmeta është një prej tyre

Anita Likmeta, është brezi i dytë i shqiptarëve të diasporës. Ajo ka jetuar e studiuar më së shumti në Itali, dhe ka po aq të ndezur dashurinë për Shqipërinë sa prindërit e saj. Me një fokus në startup-et e teknologjisë dhe në fushën e modës ajo është përfshirë tërësisht në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit. Këtë frymë kërkon ta sjellë edhe në Shqipëri.

Së fundi, së bashku me një grup të rinjsh shqiptarë që kanë jetuar e studiuar në Itali dhe që kanë investuar në Shqipëri ajo është bërë ambasadore e Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM) dhe programit Connect Albania, për diasporën, duke i ftuar shqiptarët e Diasporës të bëhen agjentë zhvillimi të vendit të tyre.

Shqiptari, kadet i policisë në Milford, ndjek ëndrrën amerikane. Bëhet shtetas i SHBA

Blerim Sefa po ndjek ëndrrën amerikane dhe së shpejti po e realizon falë këmbënguljes, zgjuarsisë dhe etikës së fortë në punë. Emigranti shqiptar u bë një shtetas i SHBA në qershor, dhe ai tani po punon si një kadet policie për të dy departamentet e policisë Milford dhe Novi, në mënyrë që ai të mund të bëhet një oficer policie me kohë të plotë. Ka qenë një rrugë e gjatë, veçanërisht që kur banori 28-vjeçar i Farmington Hills u largua nga kryeqyteti i Shqipërisë në 2015, duke menduar se do të vazhdonte të përpiqej të bëhej një inxhinier mekanik.

Ai ishte në fillim të të 20-ave atëherë. Një i afërm i tij në West Bloomfield Township e ndihmoi të shkonte. Ai gjeti një punë dhe kaloi me sukses testin për të marrë patentën e shoferit. Duke ardhur nga një vend që e konsideronte Amerikën një vend mundësish, ai ishte gati të kthehej në shkollë derisa një përfaqësues i kolegjit filloi të fliste me të për tarifat e shkollimit.

Ornela Flamuri, ktheu pasionin e saj në biznes në SHBA. Bie në sy të Vogue!

Ornela Flamuri e kishte nisur që në Shqipëri. Merrte masat për veshje dhe realizonte veshje të shkëlqyera për meshkuj dhe femra. Dora e saj dukej te përmasat e duhura dhe finesa e qepjes. Pak vite më vonë, Ornelën e rishohim me të njëjtën punë, por në një treg krejt tjetër. Ajo është sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pasionin e punën e ka zhvilluar në një biznes të mirëfilltë.

Në një intervistë për Business Magazine, Ornela tregon se ka arritur të realizojë marrëveshje me marka të ndryshme. Klientët që kanë nevojë për sistemime/përshtatje, etj. nuk heqin dorë nga blerja e veshjes së tyre të preferuar. Ornela është aty për të bërë të tyren veshjen që duan.

21 vjeçari shqiptar, një sukses në Kanada, ku ka sjellë 3 projekte inovative. Mes tyre “Cool Historians”, një rrëfim ndryshe mbi historinë

Shqipëria ka talente të mrekullueshëm, të cilët me vullnet, këmbëngulje dhe pasion ecin përpara dhe krijojnë gjëra të bukura dhe inovative kudo që janë, të cilat u shërbejnë njerëzve apo profesioneve specifike. Ky është dhe rasti i këtij të riu që ne patëm mundësinë të bënim një intervistë me të.

Vetëm 21 vjeç, Luka Lamaj nga Tirana, studion për Biokimi në Universitetin Bishop në Kanada. Ai jeton dhe studion atje, ku po punon me 3 projekte të ndryshme Docere App, Cool Historians dhe Lavel NFT.

Ermista Grabocka-Custer nga kimiste në një menaxhere marketingu me fushata në Super Bowl për PespiCo 

A është në të vërtetë një menaxhere marketingu amerikane si Emily in Paris?

Oz Marketing takon Ermistën, e cila është lindur dhe ka kaluar fëmijërinë e hershme në Korçë, por është rritur dhe arsimuar në SHBA, ku ka zhvilluar dhe karrierën e saj interesante në fushën e Marketingut. Ermista është një menaxhere e suksesshme marketingu pranë Pepsi Co. ltd dhe zgjodhi të tregojë eksperiencën e saj për Business Magazine.

Ermista ka një eksperiencë profesionale 12 vjeçare në fushën e biznesit, të përqendruar në industrinë e ushqimeve të paketuara si dhe një sukses të madh në zhvillimin e brandit dhe inovacionin e produkteve. Ajo na tregon rreth sfidave, risive dhe eksperiencave të krijuara në Shtetet e Bashkuara. Ajo gëzon një master në Marketing dhe Strategji së bashku me një përvojë të gjatë në ndërtimin e marrëdhënieve me klientët, përmirësimin e proceseve në biznes dhe projekteve midis departamenteve të ndryshme. Ermista evidentohet lehtësisht për aftësitë shumë të mira komunikuese. Me mbi 10 vite të dedikuara menaxhimit të projekteve ajo ka spikatur për aftësitë menaxheriale, influencuese, analizuese dhe aftësinë për të punuar në grup.

Lexoni: Top 5 sipërmarrësit më të suksesshëm të intervistuar nga Businessmag gjatë 2021

Top 10 intervistat e vitit 2021 të zhvilluara nga BusinessMag

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0