PINCA.al, një mundësi pune online - Business Magazine Albania

PINCA.al, një mundësi pune online

PINCA.al

PINCA.al një platformë për profesionistë e studentë. Startup-i që ka nisur të testohet në një vit të vështirë si ky i pandemisë, duket ambicioz. Ne kemi zhvilluar një intervistë me Pranvera Rrokaj, themeluese e këtij startup-i për të kuptuar më shumë rreth mundësive që ofron platforma.

Si quhet platforma juaj dhe në çfarë konsiston?

PINCA.al është platforma e parë në rajon, e cila synon të krijojë mundësi punësimi dhe përvoje profesionale për profesionistët dhe studentët shqiptare. Ajo synon t’i angazhojë studentët në projekte në distancë me kompani të huaja apo edhe duke i ofruar mundësi punësimi tek këto të fundit. Mundësitë e bashkëpunimit me biznesin janë të shumta ndërsa kategoritë e shërbimeve përfshijnë fushat për të cilat shërbimet mund të ofrohen pa asnjë vështirësi në distancë dhe janë në përditësim të vazhdueshëm, sipas kërkesave të bizneseve. Konkretisht, në platformë mund të përzgjidhen shërbimet e: teknologjisë se informacionit, marketingut digjital, këshillimit financiar, dizajnit, arkitekturës dhe shërbimet gjuhësore. PINCA, përvec të qënit një treg virtual pune (marketplace), ku profesionistët mund të konkurojnë me aftësitë e tyre për të ofruar shërbime dhe për t’u angazhuar në projekte afatshkurtra në distancë, shërben edhe si një komunitet i mirëfilltë profesionistësh dhe studentësh. Këta të fundit, mund të ndajnë përvojën e tyre dhe të trajnojnë njëri-tjetrin, të organizojnë evente apo të zhvillojnë në vijim aftësitë nëpërmjet platformës, falë partneritetit që kjo e fundit ka me shoqëritë që ofrojnë këto programe kualifikimi në distancë.

Në ç’fazë jeni aktualisht?

Ndonëse në vitin e parë të funksionimit, PINCA numëron rreth 250 profesionistë dhe studentë shqiptarë të trevave shqipfolëse, të cilët janë intervistuar dhe seleksionuar paraprakisht për të qenë gati të angazhohen në çdo kohë me profilin e detyrës që i përshtatet më shumë. Prej muajit tetor, platforma do të prezantohet në një formë të re, duke ofruar një tërësi funksionalitetesh që e bëjne kompetitive edhe me platformat e huaja që ofrojnë shërbime të ngjashme. Njoftimi për versionin e ri të PINCA-s (lancimi) do të jetë paksa ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shikojmë:  një event virtual i dedikuar, në të cilin do të prezantohen lehtësitë e ofruara rishtazi, profesionistët si pjesë e komunitetit (netëorkut) dhe shumë të tjera.

 

Si lindi ideja e kesaj platforme?

Ideja e PINCA-s lindi pas angazhimit tim të gjatë me projekte dhe bashkëpunime me kohë-të pjesshme në distancë dhe pas diskutimit të vazhdueshëm me të rinj dhe profesionistë shqiptarë që gjithnjë e më shumë gjejnë hapësirë për të testuar aftësitë e tyre dhe për të qenë konkurues jashtë vendit, duke u paguar më mirë dhe duke patur një përvojë të shtuar në portofolin e tyre profesional. Të rinjtë shqiptarë, janë shumë të kualifikuar, flasin disa gjuhë të huaja dhe kanë një aftësi përshtatjeje që është sprovuar vazhdimisht; faktorë këto, të cilet kanë bërë që rreth tre mijë shqiptarë të angazhohen rregullisht në platformat e huaja të angazhimit profesional në distancë si Fiverr, Freelancer apo Upwork. Gjatë pandemisë Covid 19, tregu i punës në distancë mori një zhvillim të dukshëm, duke riformësuar konceptin tradicional të punës në zyrë. Tashmë, çdo profesionist mund të punojë për kompanitë më të mëdha në botë, nga shtëpia e tij në skajin tjetër të globit. Ky koncept përbën avantazh edhe për bizneset, të cilat nëpërmjet platformës reduktojnë ndjeshëm kostot fikse dhe rrisin fleksibilitetin e operacioneve të tyre falë angazhimit të ekspertëve të përzgjedhur dhe trajnuar nga PINCA për të ofruar saktësisht shërbimin që kërkon klienti.

Si mendoni se do t’u vlejë përdoruesve dhe a kërkoni që të jetë për përdorues shqiptarë, apo mund të jetë një platformë ndërkombëtare?

Përdoruesit e platformës janë profesionistët, studentët dhe bizneset. Të parët mund të regjistrohen falas dhe të jenë pjesë e komunitetit, duke përfituar të drejta të plota për t’u angazhuar në çdo projekt që plotëson kërkesat e kualifikimeve të tyre, duke fituar kështu një përvojë të shtuar, me biznese të huaja si dhe duke zhvilluar aftësitë e tye për t’u përgatitur për një treg gjithnjë e më të integruar global. Platforma ka një hapësirë të veçantë për studentët, të cilët shpesh nuk kanë përvojën e kërkuar për të nisur një punë me kohë të plotë, pavarësisht rezultateve të studimit. PINCA synon të plotësojë këtë boshllëk, duke i angazhuar këta të fundit në projekte konkrete, te cilat rrisin gjithashtu aftësitë e tyre të punës në praktikë dhe ndërkohë përbëjnë një përvojë të vlefshme për CV-të e tyre. Komuniteti i PINCA-s u dedikohet të rinjve shqiptarë të rajonit dhe të diasporës, ndërsa në kahun e bizneseve partnere, platforma është tërësisht ndërkombëtare.

Cili është rrugëtimi juaj deri tani. Pra, kush ju ka mbështetur apo nxitur?

Platforma ka nisur përgjatë pandemisë, me një koncept të thjeshtë në formën e një faqe Ëeb për të testuar tregun dhe angazhimin e profesionistëve. Që prej fillimit, gjatë javës së parë janë regjistruar rreth 20 profesionistë, që tregonte nevojën e tregut që ky projekt të vazhdonte të zhvillohej. Hapi më i rëndësishëm ishte pjesëmarrja në programin e akselerimit në mbështetje të grave sipërmarrëse “Ëomen Founders Network Accelerator”. Ky program shërbeu për të vlerësuar më mirë produktet që duhet të ofroheshin, për të njohur mentorë që ende vijojnë të ndihmojnë zhvillimin e PINCA-s dhe për të vlerësuar potencialin që ky koncept ka në tregun shqiptar si dhe atë rajonal. Në vijim, gjatë vitit 2021, PINCA ka qenë pjesë e programit MatchMaking and Exposure Programme dhe Fundraising 101, të dyja të mbështetura nga iniciativa EU for Innovation.

Cilat janë objektivat tuaja në vijim? Çfarë synoni.

Gjatë vitit të ardhshëm, PINCA do të nisë ofrimin e kurseve nëpërmjet platformës si dhe do të vijojë zhvillimin e aktiviteteve që forcojnë komunitetin e profesionistëve dhe zhvillimin e tij. Në periudhën afatmesme, PINCA synon të krijojë komunitetin më të madh të profesionistëve shqipfolës në Ballkan, duke u ofruar mundësi këtyre të fundit dhe duke u kthyer në vendin e parë të kërkimit të mundësive për zhvillimin dhe rritjen profesionale.

Cila është motoja juaj në këtë drejtim

PINCA është një startup i nisur nga nevoja për përshtatjen në një treg gjithnjë e më dinamik. Aftësia për të sjellë risi dhe për të angazhuar sa më shumë të rinj në këtë proces është faktori kryesor nxitës i përditshmërisë së PINCA. Ne kemi bindjen se duke qenë sëbashku dhe duke patur mendjen e hapur ndaj cdo ndryshimi, do të jemi konkurues në tregjet globale, pa u larguar nga vendi ynë. Dhe pse jo: teknologjia mund të flasë shqip 😊

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0