Top Shqiptarët që shkëlqyen në 2019, sipas BusinessMag

Top shqiptarët që shkëlqyen në 2019, sipas BusinessMag


Rudina Seseri

Inteligjenca artificiale po na riformulon njohuritë. Çfarë na pret në të ardhmen? Kjo është ajo që Rudina Seseri po mundohet ta zbulojë.

Revista “Women Entrepreneur” ka vlerësuar ish deputeten e Kuvendit të Shqipërisë Rudina Seseri, si një ndër 100 gratë më të fuqishme në botë.

Ajo themeloi kompaninë Glasswing Ventures në vitin 2016, një kompani e cila po ndihmon në ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të inteligjencës artificiale. Kompania e saj me vendndodhje në Boston, në vitin 2018 lançoi fondin prej 112 milion dollarësh dhe investoi në 19 biznese.

Lexo: Sipërmarrësja shqiptare Rudina Seseri në listën e 100 grave më të fuqishme në botë

Serena Leka

Për Serena Lekën po flitet shumë në Shqipëri dhe jashtë saj, madje deri në Kinë, për arritjet e kompanisë CELLUGY, ku ajo është bashkëpronare.

Serena fitoi me kompaninë e saj në Samitin Botëror të Inovacionit në Kinë, me ambalazhin ekologjik të CELLUGE. Në eventin prestigjoz, ajo u nderua me çmimin e parë, ndonëse konkurrenca ishte mjaft e fortë.

Për BusinessMag.al Serena tregon rrugëtimin se si ajo dhe kompania CELLUGY arritën të bëhen pjesë e këtij Samiti. Fillimi nis me konkurs në një kompeticion shkencor ndërkombëtar të mbajtur në Gjermani. Mes shumë kompanive të fuqishme botërore ata u vlerësuan me vendin e parë. Fitorja në këtë event u mundësoi marrjen pjesë në samitin e mbajtur në Kinë. Një samit në të cilin ishin konkurruese 50 kompani, shumica lokale, një juri 51% kineze dhe një numër shumë i lartë ndjekësish online.

Lexo: Serena Leka, shqiptarja që triumfoi në Samitin Botëror të Inovacionit në Kinë

Burim Haliti

Burim Haliti është regjisor dhe producent filmi. Ai ka përfunduar Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës për regji filmi dhe gjatë studimeve realizoi çdo vit nga dy filma. Pas diplomimit, Burimi korri sukses duke fituar rreth 20 çmime kinematografike në festivale ndërkombëtare të filmave në Europë dhe në Botë.

Ai është regjisor i serialit vendor “Cimerat”, i cili është transmetuar në Radiotelevizionin 21, ku janë xhiruar 150 episode. Këtë projekt të madh Burimi e ka realizuar që në vitin e dytë të studimeve për regji!

Lexo: Njihuni me regjisorin shqiptar që po fiton çmime ndërkombëtare me filmat e tij

Arta Cika

Arta Çika është doktorante e Shkencave Inxhinierike në Universitetin e Oksfordit. Ajo u përzgjodh mes 100 grave, që morën çmimin e rëndësishëm “TechWoman” në Angli.

Duke u ndierë e vlerësuar për këtë çmim, Arta falenderon të gjithë ata që e mbështetën dhe e votuan. “Dua të falenderoj nga zemra jurinë teknike që më zgjodhi, të gjithë publikun në mbarë botën e veçanërisht atë shqiptar që më votuan. Jam shumë e lumtur për të gjitha mesazhet, vlerësimet dhe mbeshëtetjen që më keni dhënë këto javë”.

Lexo: Arta Çika mes 100 grave që kanë marrë çmimin e rëndësishëm TechWoman

Artes Ferruni

Regjisorja e re, Artes Ferruni ka fituar së fundi çmimin JCS International Young Creatives Aëard në International Emmy® World Television Festival 2019 në New York City, për filmin e saj me metrazh të shkurtër, It starts within (Nis nga brenda).

Përmes një tregimi të shkurtër, ajo trajton një temë të madhe siç është paqja.

“Mund të duket e vështirë të kesh një qëndrim për paqen. Nga t’ia fillosh? Unë zbuloj një përgjigje të thjeshtë, por të rëndësishme për këtë pyetje. Unë besoj se paqja vjen nga brenda dhe vetëm nga atje mund të përhapet më gjerë. ”– tha Artes.

Lexo: Artes Ferruni, shqiptarja e parë që fiton një çmim ndërkombëtar Emmy

Anila Kalleshi

Anila është vlerësimi si një nga 21 femrat më të sukseshme në Shqipëri. Sipas saj, kjo do të thotë që puna e saj e pa lodhshme përgjatë gjithë këtyre viteve, është shpërblyer. Ajo po përjeton së fundi eksperiencën e re të angazhimit në televizion. Ky është një rikthim për të. Mesazhi i saj për lexuesit e BM është, “Mos u fokusoni tek konkurenca, fokusohuni tek vetja juaj. Mos harroni: asgjë nuk vjen gati, duhet shumë punë që të shihni magjinë e suksesit. Kurrë nuk është vonë për të ndjekur ëndrrën tuaj”.

Lexo: Anila Kalleshi, gruaja e triumfeve

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0