Serena Leka, shqiptarja që triumfoi në Samitin Botëror të Inovacionit në Kinë

Serena Leka, shqiptarja që triumfoi në Samitin Botëror të Inovacionit në Kinë


Serena Leka nuk është një emër i pa njohur për lexuesin e BusinessMag.al dhe jo vetëm. Tashmë emri i saj po lakohet shumë në Shqipëri dhe jashtë saj, madje deri në Kinë, për arritjet e kompanisë CELLUGY, ku ajo është bashkëpronare.

Serena fitoi me kompaninë e saj në Smitin Botëror të Inovacionit në Kinë, me ambalazhin ekologjik të CELLUGE. Në eventin prestigjoz, ajo u nderua me çmimin e parë, ndonëse konkurrenca ishte mjaft e fortë.

Për BusinessMag.al Serena tregon rrugëtimin se si ajo dhe kompania CELLUGY arritën të bëhen pjesë e këtij Samiti. Fillimi nis me konkurs në një kompeticion shkencor ndërkombëtar të mbajtur në Gjermani. Mes shumë kompanive të fuqishme botërore ata u vlerësuan me vendin e parë. Fitorja në këtë event u mundësoi marrjen pjesë në samitin e mbajtur në Kinë. Një samit në të cilin ishin konkurruese 50 kompani, shumica lokale, një juri 51% kineze dhe një numër shumë i lartë ndjekësish online.

Fitorja ishte diçka shumë e madhe për Serenën, ku përveçse fituan shumë shërbime dhe mundësi për të hyrë në tregun kinez, ata morën edhe një vëmendje të madhe mediatike. Serena përfaqësoi kompaninë e saj me produktin ekologjik të krijuar nga grupi i përkushtuar i CELLUGY, i cili përbëhet nga 6 persona. Ky produkt ekologjik i quajtur Ecoflexy, synon që të zëvendësojë plastikën në paketim fleksibël.

Lexo: Serena Leka, shqiptarja që po trajnon ekselentët në mbarë globin

Për BusinessMag.al Serena thotë se ky produkt është një gjetje e çmuar, pasi përbëhet tërësisht nga mbetje ushqimore që kanë përbërës sheqerin, kryesisht atë të frutave. Fakti që në këtë samit morën pjesë shumë kompani të mëdha botërore, tregon se edhe produkti i prezantuar prej tyre është një produkt vërtetë konkurues. Serena thotë se ata u shpallën fitues për disa arsye: a) Produkti është material 100% bio dhe 0% plasikë, b) i certifikuar për cilësinë e tij, c) skuadra kaq e vogël ka arritur shumë gjëra në pak kohë.

National Geographic e ka cilësuar CELLUGY si një nga 10 kompanitë më të mira në botë në dizenjimin e materialeve të reja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0