Arta Çika mes 100 grave që kanë marrë çmimin e rëndësishëm TechWoman

Arta Çika mes 100 grave që kanë marrë çmimin e rëndësishëm TechWoman


Arta Çika është studente PhD e Shkencave Inxhinierike në Universitetin e Oksfordit. Ajo u përzgjodh mes 100 grave, të cilat kanë marrë çmimin e rëndësishëm “TechWoman” në Angli.

Në një postim në rrjetin e saj social Facebook, ajo shkruan se ndihet shumë e vlerësuar që është zgjedhur të jetë një nga 100 fituesit e çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar. Arta është shumë falenderuese ndaj të gjithë atyre që e mbështetën dhe e votuan. “Dua të falenderoj nga zemra jurinë teknike që më zgjodhi, të gjithë publikun në mbarë botën e veçanërisht atë shqiptar që më votuan. Jam shumë e lumtur për të gjitha mesazhet, vlerësimet dhe mbeshëtetjen që më keni dhënë këto javë”.

Serena e kujton veten si një vajzë të vogël që luante futboll në fushat e qytetit të Kukësit, e cila kishte ëndrra të mëdha dhe besonte fort në to.

Do doja shumë të kthehesha mbrapa në kohë, të takoja atë vajzë luftarake dhe t’i thoja vazhdo ëndërro fort. Asgjë nuk do të të ndalojë që të arrish synimet e tua. Dhe ky është një mesazh që dua t’jua them të gjithë vajzave të vogla në mbarë botën. Mos e konsideroni inxhinjerinë si një ‘profesion burrash’, dhe mos kini frikë nga e panjohura. Puna gjithmonë shpërblehet” , vazhdon më tej ajo.

Lexo: Ja disa prej shqiptarëve të rinj që kanë fituar çmime ndërkombëtare në fusha të ndryshme

Në 10 vite punë, përkushtim dhe lodhje, krahu i saj i djathtë ka qenë gjithmonë familja. Këtë çmim Arta ja dedikon vendit të saj, Shqipërisë, që së fundmi është prekur nga tërmeti.

“Supet e maleve dhe supet e shqiptarëve nuk janë kërrusur kurrë. Vazhdoni të qëndroni të palëkundur. Jam pranë jush. Jemi të gjithë shqiptarët bashkë anëmbanë botës. Kjo na jep forcë e na bën krenarë. Faleminderit të gjithëve”, e mbyll shkrimin e saj Arta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0