Nëse mendoni se 2015 ishte një vit i trishtueshëm dhe i keq, edhe Facebook bie dakord për këtë. Ose ndryshe, 1.6 miliardë përdoruesit e Facebook bien dakord me këtë.
Lista me temat më të diskutuara këtë vit e Facebook anon në anën më të errët të 2015-ës. Në ndryshim nga lista e viteve të mëparshme, asnjë nga këto 10 ngjarje nuk përfshinte një eveniment sporti, fëmijën e një personi të famshëm publik apo një ngjarje të gëzueshme në përgjithësi. Luftërat, katastrofat natyrore, tensionet raciale dhe politikat konfliktuale kanë dominuar listën. Këtu janë 10 temat më të diskutuara në Facebook për vitin 2015:
1. Zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara
2. Sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris
3. Lufta civile në Siri dhe kriza e refugjatëve
4. Tërmeti në Nepal në muajin prill
5. Kriza e borxhit e Greqisë
6. Barazia martesore (lidhur me vendimin e qershorit të Gjykatës Supreme që mbështeti lejimin e martesave homoseksuale)
7. Lufta kundër ISIS
8. Sulmet terroriste ndaj Charlie Hebdo në 7 janar në Paris
9. Protestat ndaj policisë në Baltimore
10. Charleston, S.C., të shtënat dhe debati për flamurin e Konfederatës
Vetëm njëra nga këto ngjarjet mund të konsiderohet pozitive ose e mirë: Vendimi i Gjykatës së Lartë për lejimin e martesave gay (madje edhje ajo vetëm për individët që binin dakord me të). Në vitet e mëparshme, lista e 10 më të përfolurave të vitit në Facebook ka qenë më “e lehtë” dhe më “e gëzueshme”. Lista e 2014-ës, për shembull përfshiu Super Bowl, Kupën e Botës në Brazil dhe Lojërat Olimpike Dimërore, së bashku me sfidën e kovës së ujit të akullt, e iniciuar për të mbledhur fonde për të prekurit me sëmundjen ALS me gjetjen humoristike të hedhjes së kovës me ujë të ftohtë mbi personazhet e famshëm dhe shumë të tjerëve.
Lista e 2013-ës përfshinte trillin e Harlem Shake, fëmijën mbretëror të William dhe Kate dhe Turin e Francës. Në 2012, pjesë e listës u bënë Super Bowl, Lojërat Olimpike dhe oferta publike e aksioneve të Facebook.
“Humori i rëndë” i përdoruesve të Facebook mund edhe të reflektojë nga ana e vet “moshimin” e mediave sociale vetë. Në një kohë kur mediat sociale po bëhen në modë, më shumë njerëz të moshuar kanë një llogari të tyren në Facebook dhe bisedat e tyre online po drejtohen drejt temave më serioze dhe më të ndjeshme. Megjithstë një tjetër teori, pavarësisht se jo e mbështetur në fakte, është ajo se të rinjtë po interesohen më shumë për çështje më serioze.
Përdoruesit e Twitter gjithashtu adresuan të njëjtat probleme për vitin 2015, por e përzier me një kulturë më popullore. Ndërsa top 10 temat e Twitter për këtë vit përfshijnë luftën, terrorizmin dhe politikën, përdoruesit e rrjetit social treguan dobësi për futbollin, u mrekulluan nga fluturimi i Pluto-s i NASA-s, dhe u habitën për tranzicionin shumëpërfolur të Caitlyn Jenner, që midis të tjerash, vendosi edhe një rekord të ri për arritjen e 1 milionë ndjekësve në Twitter në kohën më të ulët.
Pavarësisht titujve gri, edhe në Facebook pati shumë nga kultura “pop” për këtë vit. Top 3 artistët ishin Ed Sheeran, Taylor Swift dhe Kanye West që qëndron në vend të tretë. Swift ishte në top 10 e vitit paraardhës, ku Sheeran dhe West nuk shfaqeshin.
Top 3 shfaqjet televizive më të diskutuara në Facebook këtë vit ishin Game of Thrones, The Walking Dead dhe The Daily Show.
Top 3 politikanët e vitit në SHBA rendit në vend të parë presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, në vend të dytë Donald Trump dhe në të tretin presidenten e Brazilit, Dilma Rousseff.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.