Pajisje që janë prodhuar për t'ju ndryshuar jetën dhe për të zgjatur në kohë - Business Magazine Albania

Pajisje që janë prodhuar për t’ju ndryshuar jetën dhe për të zgjatur në kohë

Pajisje që janë prodhuar për t'ju ndryshuar jetën dhe për të zgjatur në kohë

Në një botë ku teknologjia po zhvillohet me ritme të shpejta, është e rëndësishme të keni besim te pajisjet tuaja elektroshtëpiake. Pikërisht për këtë arsye, Samsung ofron një garanci të zgjatur për disa nga produktet e tij më të fundit. Kjo ofertë, e vlefshme nga 13 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025, synon t’u ofrojë përdoruesve siguri dhe qetësi mendore për vite me radhë. Për një sërë modelesh frigoriferësh, lavatriçesh dhe pajisjesh të integruara të kuzhinës të blera brenda periudhës nga 13 janar deri më 31 dhjetor 2025, Samsung ofron një garanci 5-vjeçare. Kjo përfshin 2 vite garanci të rregullt dhe 3 vite garanci shtesë tregtare.

Për tharëset dhe lavatriçet/tharëset e kombinuara, garancia 5-vjeçare është e vlefshme për produktet e blera nga 13 janar deri më 31 mars 2025. Për të përfituar këtë garanci, përdoruesit duhet të regjistrojnë pajisjet e tyre në faqen e internetit samsunggaranciezgjatur.al brenda 30 ditëve nga data e blerjes. Samsung gjithashtu ofron një garanci 3-vjeçare për disa modele të fshesave me korrent, të cilat blihen nga 13 janari deri më 31 dhjetor 2025. Kjo përfshin fshin 2 vite garanci të rregullt dhe 1 vit garanci shtesë tregtare. Procesi i regjistrimit është i njëjtë: brenda 30 ditëve nga data e blerjes në samsunggaranciezgjatur.al.

Samsung sjell risitë më të fundit për të përmirësuar përvojën e përdoruesve në çdo aspekt të jetës së tyre. Disa nga teknologjitë më të reja përfshijnë: 

Bespoke AI “All in One”: Një kombinim inovativ i lavatriçes dhe tharëses, i cili mundëson larje dhe tharje të automatizuar duke identifikuar llojin e rrobave dhe duke optimizuar procesin e pastrimit.
AI Pro Cooking: Një sistem inteligjent gatimi që njeh përbërësit, rekomandon receta dhe optimizon cilësimet e furrës për rezultate të përsosura. Kontrolli mund të kryhet edhe nga distanca përmes aplikacionit SmartThings.
Frigoriferët Smart me Family Hub: Pajisur me AI Energy Mode dhe një ekran 21.5 inç për menaxhim më të mirë të ushqimeve dhe për një përvojë argëtuese familjare.
Bespoke Jet™ Complete: Një fshesë me korrent me funksionin “All-in-One” për një pastrim efikas dhe të lehtë, me teknologjinë Air Pulse për zbrazje automatike të koshit dhe karikim të menjëhershëm të baterisë.

Lexo edhe:Si Inteligjenca Artificiale fuqizon dhe çon në një tjetër nivel performancën e Samsung Galaxy S25

E nëse kjo ofertë ju tundon aq sa të doni t’i blini të gjitha pajisjet e zgjuara Samsung, më poshtë po tregojmë hapat e thjeshtë që duhet të ndiqni për të përfituar nga garancia ekstra.  Bëni blerjen e pajisjes Samsung brenda periudhës së përcaktuar. Vlerësoni produktin dhe regjistrohuni në samsunggaranciezgjatur.al brenda 30 ditëve nga data e blerjes. Dhe kaq… më pas e gjitha çfarë duhet të bëni është të gëzoni sigurinë që ofron garancia e zgjatur Samsung për pajisjet tuaja. Kjo iniciativë e Samsung synon të ofrojë jo vetëm cilësi të lartë, por edhe një ndjenjë sigurie për përdoruesit e tij besnikë. 

Për më shumë informacion mbi listën e produkteve të përfshira dhe detajet e garancisë, vizitoni https://www.samsung.com/al/microsite/samsunggaranciezgjatur/.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0