Tony Conrad, sipërmarrës dhe investitor nga San Francisco konfirmohet në Spark.me - Business Magazine Albania

Tony Conrad, sipërmarrës dhe investitor nga San Francisco konfirmohet në Spark.me


Skuadra organizatore e Spark.me, një nga konferencat më të mëdha të marketingut/internetit në Europën Juglindore e cila do të mbahet më 28-29 Maj në Budva të Malit të Zi, sapo ka konfirmuar një spiker të ri në Spark.me- Tony Conrad, një sipërmarrës serial dhe investitor nga San Francisco.

Tony Conrad është bashkëthemelues dhe CEO i about.me (blerë nga AOL në Dhjetor 2010 dhe më pas e riblerë sërish nga themeluesit në Shkurt 2013), platformёs sё prezantimit të identitetit personal online. Ai është gjithashtu një Partner Themelues ‘Venture’ në True Ventures (një firmë ‘venture’ e kapitaleve private e cila investon në hapat e hershëm të startupeve teknologjike), ku ka rastin të punojë me themeluesë jashtëzakonisht të talentuar nga kompani si Automattic (WordPress.com), MarkerBot, Blue Bottle Coffee, CONNECTIFIER, Glowforge, HODINKEE, Highr Fidelity, Typekit, Pluralsight & GrowthHackers.

Tony-Conrad-sipërmarrës-dhe-investitor-nga-San-Francisco-businessmag

Tony është një investitor në Automattic, Slack, Lowercase Capital, Ne Timeas (Flour+Water, Trick Dog, Salumeria, Central Kitchen), Samovar dhe August. Ai është pjesëtar bordi i Tony Hawk Foundation (e cila ndihmon në ndërtimin e mbi 400 parqeve të skateboarding në të gjithë shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe mbështet projekte në fushat me të ardhura të ulëta dhe ndihmon fëmijët e paprivilegjuar), një këshillues i Noise Pop në San Francisco (e cila përkrah muzikën dhe kulturën e pavarur dhe premiera e muzikës indie dhe festivalit të arteve Bay Area) dhe një T4O National Co-Chair of Technology për Obamën (që punon për përmirësimin e komunitetin tё gjërë të teknologjisë në mbështetje të rizgjedhjes së Presidentit nëpërmjet dhurimit në kohë, talent dhe para).

Më parë, Tony ka qenë bashkëthemelues dhe CEO i Sphere (blerë nga AOL në Prill, 2008). Përveç kësaj, Tony ka menaxhuar investimet në Typekit (blerë nga Adobe), Milk (blerë nga Google), OnTheAir (blerë nga Yahoo), Post Communications (NASDAQ: NTVS), QuinStreet (NASDAQ: QNST), Danger (blerë nga Microsoft), Sabrix (blerë nga Thompson Reuters), Stonyfield Farms (blerë nga Grupi Danone), TAGGED (WeGame), Oddpost (blerë nga Yahoo), Iconoculture, MusicNow (blerë nga Circuit City), Centive (blerë nga Xacltly). Më herët gjatë karrierës së tij, Tony shpenzoi 9 vite jashtë vendit duke punuar në Indi, Francë dhe Indonezi me Grupin Danone (një nga komopanitë ushqimore lider në botë), duke u fokusuar në mundësitë e zgjerimit të brandit nëpërmjet shkrirjeve dhe blerjeve në Azinë Juglindore.

Tony-Conrad-sipërmarrës-dhe-investitor-nga-San-Francisco-businessmag

Mё shumё se 400 veta nga 17 vende tё botёs janё rresgjistruar pёr Spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 250€, ose 70€ në rastin e një bilete studentore. Biletat mund të transferohen më pas te një person tjetër (“emri ndryshon”), por shuma nuk ripaguhet. Biletat e studentëve janë të disponueshme për personat që janë ende në vitet e studimit, të sapodiplomuarit dhe studentët e PhD deri në 27 vjeç, dhe për ata që do të diplomohen deri në janar 2016. Biletat e Spark.me janëtë vlefshme në faqen zyrtare të konferencës, në www.spark.me.

Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të Internetit dhe Marketingut që mbahen në Europën Juglindore. Kjo konferencë do të mbahet në datat 28-29 Maj 2016, në Hotel Mediteran, Budva, Mal i Zi. Ky event është zhvilluar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që merret me mbarëvajtjen e domain-it kombëtar malazez-.ME. Spark.me sjell historitë më të reja teknologjike, modele biznesi inovative, strategji për rritjen e kompanive teknologjike dhe liderë në botën e biznesit, sipërmarrjes, teknologjisë dhe startup-eve.

*T4O- tools for technologically enhanced education: mjete pёr pёrmirёsimin e arsimimit nёpёrmjet teknologjisё

 

/Business Mag

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0