“Toka e shqiponjave do t’ju lejë pa frymë” - artikulli në prestigjozen “On the top of the world” - Business Magazine Albania

“Toka e shqiponjave do t’ju lejë pa frymë” – artikulli në prestigjozen “On the top of the world”


Blogu ndërkombëtar i dedikuar turizmit në botë, “On the top of the world” në një shkrim të tij ka dedikuar një promovim për Butrintin dhe Shqipërinë.

Në këtë artikull thuhet se Butrinti është i vendosur në jug të një vendi të mrekullueshëm të fshehur në mes të Lindjes dhe Perëndimit.

“Ndonëse Butrinti duket një vend fantastik, ai është i vërtetë, madje shumë i vërtetë. Ai është parku më i rëndësishëm dhe më i madh arkeologjik i Shqipërisë (dhe një nga më të bukurat e Ballkanit). Dhe sigurisht, askush nuk duhet ta humbasë atë”.

Prandaj, sipas këtij shkrimi duhet që ky vend të vihet në listën turistike të të gjithë vizitorëve. Madje shumë afër tij është plazhi i Ksamilit dhe Saranda, për ta kombinuar me pushimet e verës.

Më tej, autorja e artikullit përshkruan eksperiencën e saj të mrekullueshme gjatë vizitës së saj në këtë vend dhe çfarë mund të gjej këtu dikush sapo ta vizitojë.

Në fund artikulli mbyllet duke thonë se “Çdo gjë këtu është e përsosur dhe e rrethuar vetëm nga natyra…Shqipëria është një vend i vogël, por i mbushur me vende interesante si ky që do ju lënë pa frymë. Toka e Shqiponjave është gjithmonë një surprizë: mbani mend këtë destinacion të izoluar dhe gëzoni peizazhin para se të gjithë ta zbulojnë se sa i mrekullueshëm është.”

Burimi: lexo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0