Themeluesi i Twitter: rrjetet sociale krijojnë varësi - Business Magazine Albania

Themeluesi i Twitter: rrjetet sociale krijojnë varësi

rrjetet sociale krijojnë varësi

Rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook mund të krijojnë varësi. Kjo është pohuar nga vetë themeluesi i njërit prej tyre, Jack Dorsey.

Dorsye i bëri këto komente gjatë seancës dëgjimore përpara Komitetit të Gjyqësorit të Senatit, në fokusin e të cilës ishin çështjet e menaxhimit të përmbajtjes dhe zgjedhjet për këtë vit nga dy drejtuesit e platformave më të mëdha sociale në botë.

Dorsey dhe drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg u morën në pyetje nga senatori Lindsey Graham, i cili deshi të dinte nëse rrjetet që ata kanë ngritur kanë aftësinë të krijojnë varësi për përdoruesit. Zuckerberg iu shmang një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke argumentuar se për diçka të tillë nuk ka ende një konkluzion të saktë. Por Dorsey beson të kundërtën.

“Unë mendoj se, si çdo gjë tjetër, edhe këto mjete mund të krijojnë varësi,” tha ai. “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, ta pranojmë dhe të sigurohemi që po i bëjmë klientët tanë të ndërgjegjshëm për modelet më të mira të përdorimit. Sa më shumë informacion aq më mirë këtu”, theksoi ai.

Lexo: Spontechnaity: Si teknologjia do të drejtojë udhëtimet

Zuckerberg ka deklaruar nga ana tjetër se nuk ka parë ndonjë kërkim të brendshëm që të theksojë se Facebook krijon varësi tek përdoruesit.

“Për çfarë kam parë, kjo nuk është përfshirëse dhe pjesa më e madhe e kërkimeve tregojnë se shumica e njerëzve nuk perceptojnë dhe nuk kanë përjetuar këto shërbime sikur krijojnë varësi. Por, mendoj se njerëzve duhet t’u jepen mjete kontrolli për t’i ndihmuar ata të menaxhojnë përvojat e tyre, dhe kjo është dicka ku jemi shumë të fokusuar”.

Businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0