Themeluesi i Twitter dhuron 1 miliard dollarë për të luftuar COVID-19

Themeluesi i Twitter dhuron 1 miliard dollarë për të luftuar COVID-19


Themeluesi i Twitter dhe aplikacionit Square, Jack Dorsey deklaroi se do të dhurojë 1 miliard dollarë në përpjekjet për të luftuar pandeminë e koronavirusit, shifër kjo e cila përfaqëson 28% të pasurisë së tij. Ai e dha këtë lajm përmes një postimi në Twitter, duke thënë se nevojat për të përballuar këtë virus të ri janë shumë të mëdha.

Dorsey nuk e specifikoi ekzaktësisht se ku do të dërgohen këto fonde në ndihmë të luftës kundër Covid-19. Në Shtetet e Bashkuara ka një nevojë të menjëhershme për ventilatorë dhe pajisje të tjerë mjekësore mbrojtëse dhe gjithashtu mijëra persona janë duke u përballuar me gjendje të rënduar ekonomike për shkak të papunësisë.

Lexoni: Bëhuni pjesë e eventit virtual Shkodra Digital Weekend

Krijuesi i Twitter shpjegon se për këtë dhurim do të përdoren aksionet e tij në kompaninë Square, të cilat pasi të shiten do të shpërndahen përmes fondacionit “Start Small”.

“Unë shpresoj që të frymëzoj edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Dorsey.

Themeluesi i Twitter, 43 vjeç, i bashkohet kwshtu një liste në rritje të njerwzve tw famshwm, udhëheqësve botërorë dhe teknologëve, të cilët janë duke dhuruar një pjesë të pasurisë së tyre për të luftuar përhapjen e koronavirusit dhe efektet e tij.

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka premtuar 30 milionë dollarë në përpjekjet për gjetjen e një ilaçi që do të luftojë këtë virus.

CEO i Amazon, Jeff Bezos ka dhuruar 100 milionë dollarë në bankat e ushqimit në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar personat që përballen me urinë në këto kohë të vështira.

Lexoni: “Ndihma e Luftës” për bizneset e mëdha: Kredi me interes deri 2.85 % e paga jo më të larta se 150 mijë lekë

Ndërsa shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook premtoi pajisje mjekësore për Italinë e goditur rëndë nga pandemia.

Oprah Winfrey ka dhuruar më shumë se 10 milionë dollarë të pasurisë së saj personale për ndihmën ndaj Covid-19, ndërsa personalitete të tjera të Hollivudit, përfshirë Justin Timberlake, Dolly Parton dhe Rihanna-n, kanë dhënë gjithashtu kontribute.

 The New York Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0