Bëhuni pjesë e eventit virtual Shkodra Digital Weekend

Bëhuni pjesë e eventit virtual Shkodra Digital Weekend

~4 minuta lexim


Dëshironi të jeni pjesë e aktivitetit më të madh dedikuar inovacionit dhe dixhitalizimit për Shkodrën, por virtualisht në të gjithë botën, ngado që të jeni?

Në kuadër të situatës botërore të krijuar si pasojë e Covid 19, Shkodra Digital Weekend do të zhvillohet virtualisht, sepse çdo pengesë mund të kthehet në mundësi. Përmes këtij formati të ri, Global Digital City synon të provojë edhe një herë ndikimin e digjitalizimit në jetët tona dhe si mund t’i përmirësojë ato. Dixhitalizimi është e ardhmja. Tashmë me këtë event dixhital, Shkodra do jetë njëkohësisht prezente në të gjitha qytetet.

Nëpërmjet platformës Global Digital City synohet sensibilizimi dhe zhvillimi i  qyteteve të Shqipërisë në lidhje me “digital skills” dhe “digital economy”. Vetëm digjitalizimi dhe teknologjia mund të na bëjnë konkurrentë të fuqishëm në tregun global.

Duke synuar krijimin e një ekosistemi më të favorshëm dhe më konkurrues në Shqipëri, qyteti i Shkodrës është duke pritur aktivitetin Shkodra Digital Weekend, por secili mund të marri pjesë virtualisht kudo që ndodhet. Një aktivitet unik që bashkon CEO, politikë-bërës, ekspertë dhe akademikë, organizatat ndërkombëtare, rininë, inovatorët e teknologjisë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile me synim sjelljen e ndryshimeve pozitive në qytetin e Shkodrës.

Shkodra Digital Weekend është pjesë e aktiviteteve të nismës Global Digital City të ABSA me mbështetjen e VIGAN Group, ICTS-lab, Bashkia Shkodër dhe shumë organizata dhe biznese të tjera. Nëpërmjet Shkodra Digital Weekend synohet të sillen mbi 20 folës dhe me mijëra ndjekës në një skenë dedikuar inovacionit dhe digjitalizimit.

Në këtë aktivitet mund të jeni pjesëmarrës në diskutimet me mentorët më të suksesshëm të biznesit në Shqipëri. Por gjithashtu mund të merrni pjesë duke qenë ju prezantuesi i një ideje biznesi “start-up”. Idetë më të suksesshme mund të fitojnë bursa, financim, konsulencë apo mbështetje të formave nga më të ndryshmet.

Eventi do të zhvillohet të shtunën më 11 prill 2020, ora 10 PD – 4:30 MD.

Nëse dëshironi të merrni pjesë plotësoni formularin duke klikuar këtu.

Nëse doni të njiheni më shumë me Global Digital City klikoni këtu.
Mund të kontaktoni në:
Cel: +355693302026
Email: info@glogabdigitalcity.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ndryshimi nuk është i dhimbshëm. Rezistenca ndaj tij është.”
— Tim Ferriss
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0