Korça hap dyert për edicionin e ri të ICT Academy – Code for Albania 2025 - Business Magazine Albania

Korça hap dyert për edicionin e ri të ICT Academy – Code for Albania 2025

Qyteti i Korçës është rikthyer këtë verë në një epiqendër të dijes dhe inovacionit, me çeljen zyrtare të edicionit të ri të Korça ICT Academy – Code for Albania 2025, një ndër programet më ambicioze dhe gjithëpërfshirëse të edukimit teknologjik për të rinjtë në Shqipëri.

Në këtë edicion, akademia mirëpret 100 nxënës të përzgjedhur nga e gjithë Shqipëria, të cilët ndajnë një pasion të përbashkët për teknologjinë, kodimin dhe risitë digjitale. Për dy javë radhazi, këta të rinj do të zhytën në një kamp intensiv trajnimi, nga data 14 deri më 27 korrik, duke u angazhuar në më shumë se 80 orë mësimdhënie praktike.

Lexo edhe:Product Launch #6 me Almanart!

Çfarë e bën këtë program unik është përfshirja e instruktorëve ndërkombëtarë, të ardhur nga universitete prestigjioze si Stanford University, si dhe nga qendra të njohura të teknologjisë dhe edukimit në SHBA dhe Kanada. Me një metodologji të avancuar mësimore dhe qasje ndërdisiplinore, pjesëmarrësit jo vetëm që do të zhvillojnë aftësi teknike të nivelit të lartë, por do të punojnë mbi projekte reale dhe do të përfitojnë mentorim të personalizuar.


Qëllimi i akademisë shkon përtej përvetësimit të njohurive teknologjike. Programi synon të nxisë talentin vendas, të hapë horizonte të reja për zhvillimin profesional dhe të kontribuojë në formimin e brezit të ardhshëm të krijuesve dhe liderëve shqiptarë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Edhe këtë vit, Korça po dëshmon se është jo vetëm një qytet me vlera kulturore dhe historike, por edhe një hapësirë ku e ardhmja ndërtohet me dije, bashkëpunim dhe vizion. ICT Academy – Code for Albania 2025 është më shumë se një kamp trajnimi – është një investim në potencialin dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0