“Ndihma e Luftës” për bizneset e mëdha: Kredi me interes deri 2.85 % e paga jo më të larta se 150 mijë lekë

“Ndihma e Luftës” për bizneset e mëdha: Kredi me interes deri 2.85 % e paga jo më të larta se 150 mijë lekë


Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin “Për miratimin e garancisë shtetërore të huasë me bankat e nivelit të dytë për pagat e bizneseve, aktiviteti i të cilëve është prekur nga vendimet e qeverisë në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga COVID-19, si edhe për përcaktimin e kushteve dhe kritereve të marrëveshjes së garancisë dhe marrëveshjes së mirëkuptimit”.

Lexo: Miratohet fondi i “pagës të luftës”, përfiton biznesi i vogël

Ministria e Financave njofton se miratimi i këtij vendimi është pjesë e paketës së masave të marra nga Qeveria Shqiptare për t’i ardhur në ndihmë bizneseve dhe familjeve të punonjësve të tyre, përmes krijimit të Linjës së Garancisë Shtetërore në vlerën 11 Miliardë Lekë.

“Instrumenti i Garancisë Sovrane vjen në zbatim të aktit normativ numër 6, datë 21.03.2020, si propozim i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe synon stimulimin e huadhënies duke synuar lehtësimin afatshkurtër të pasojave ekonomike duke mundësuar mjete monetare shtesë për bizneset e prekura nga vendimet e Qeverisë në kuadër të masave kundër COVID 19.

Vendimi, prezanton kushtet dhe kriteret për Marrëveshjen e Garancisë Shtetërore të Huasë dhe Marrëveshjes së Mirëkuptimit për bizneset, që do të marrin kredi, limitet e alokuara të Garancisë Shtetërore për bankat e nivelit të dytë dhe autorizon Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të lidhur marrëveshje me Bankat në shprehje të interesit të tyre për këtë instrument.

Kryeministri miraton strukturën e posacme ndërinstitucionale, e cila do të monitorojë dhe raportojë ecurinë e Garancisë Shtetërore të Huasë” njofton ministria.

Marrëveshja e Garancisë e lidhur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe secilës prej Bankave pjesëmarrëse, bëhet për të përcaktuar kushtet e pjesëmarrjes së Bankave në këtë skemë garancie të administruar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të marrë përsipër të garantojë Bankat deri në vlerën maksimale të miratuar për çdo bankë.

Kjo vlerë përfaqëson vlerën maksimale të pagesave, që mund të kryhen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për të kompensuar pretendimet e humbjes së Bankës nga huatë që do t’i nënshtrohen kësaj skeme garancie.

Ndarja e vlerës së garancisë për çdo Bankë është bërë duke marrë në konsideratë tregun e kredisë, që zotëron secila nga Bankat, që operon në Republikën e Shqipërisë, bazuar në të dhënat e siguruara nga Banka e Shqipërisë.

Vlera e Garancisë Shtetërore, që do të lëshohet në favor të secilës prej bankave të nivelit të dytë, detajohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Lexo: Aplikacioni që gjurmon covid me smartwach dhe byzylyk fitnesi në Gjermani

Në vendim integrohen dy draft marrëveshjet, që do të bëjnë të mundur zbatimin e Grancisë Shtetërore për Huanë:

  1. Marrëveshja e Garancisë “Për miratimin e garancisë shtetërore të huasë me bankat e nivelit të dytë për pagat e bizneseve, aktiviteti i të cilëve është prekur nga vendimet e qeverisë në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga COVID-19”;

2. Marrëveshja e Mirëkuptimit, e cila do të nënshkruhet nga secili biznes që do të marrë kredi.

Marrëveshja e Garancisë do të ketë në Aneks të saj Marrëveshjen e Mirëkuptimit, nënshkrimi i së cilës do të jetë kusht për kualifikimin e huasë në skemën e garancisë për bizneset.

Duke qenë se nëpërmjet miratimit të Garancisë Shtetërore risku i kreditit i transferohet qeverisë, bizneset pjesëmarrëse në skemë do të kenë mundësinë të përfitojnë terma preferenciale për kreditë që do të merren për këtë qëllim, krahasuar me kushtet aktuale të tregut:

3.  Qëllimi i përdorimit të fondeve të Huasë do të jetë vetëm për të paguar pagat e punonjësve të Huamarrësit, bazuar në listëpagesat e procesuara pranë Bankave në muajin Shkurt.

4. Vlera e Huasë e vendosur në dispozicion nga Bankat për çdo Biznes pjesëmarrës mund të variojë në përputhje me kërkesën e paraqitur nga Biznesi, por duke mos tejkaluar vlerën e 3 pagave mujore bruto të punonjësve të deklaruar prej Biznesit në përputhje me Legjislacionin Tatimor në fuqi, por në asnjë rast vlera mujore bruto e pagës për punonjës nuk duhet të jetë më e lartë së 150 000 lekë.

5.  Termat dhe kushtet e Huasë do të përcaktohen në Marrëveshjen e Huasë, e cila do të nënshkruhet ndërmjet Bankës dhe Biznesit, në përputhje me Marrëveshjen e Garancisë.

6. Në cdo rast dhënia e kredisë do të realizohet sipas politikave të brendshme të cdo banke në lidhje me riskun e kredisë, por bankat e nivelit të dytë do të sigurojnë procedura të thjeshtuara dhe kohë shumë të shpejtë të procesimit të kerkeses së kredisë.

7. Në instrumentin e kredisë së garantuar nga kredia sovrane, biznesi mund të përfitojë një periudhë pa pagesë principali, jo më pak se 3 muaj.

8. Marrëveshja parashikon edhe shqyrtimin e nevojës së kërkesës së ristrukturimit përgjatë kohës së shlyerjes së kredisë, me aprovim të Bankës në momentin e analizës së riskut për këtë kërkesë.

9. Bankat e nivelit të dytë nuk do të aplikojnë kosto administrative mbi kredinë dhe do të ofrojnë një normë interesi preferenciale, të barabartë me normën mesatare të interesit të tre ankandeve të fundit të bonove të thesarit 12 mujore plus një marzh prej 0.5%, por në asnjë rast jo më të lartë se 2.85%.

10. Subjektet private duhet të përcjellin kërkesat e aplikimit për kredi pranë njërës prej bankave të nivelit të dytë, jo më vonë se 30 ditë nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Garancisë Shtetërore mes Këshillit të Ministrave dhe Bankës përkatëse.

Lexo: Analizë: Cila është strategjia e Europës për të dalë nga pandemia

Struktura e posaçme ndërinstitucionale, e ngritur me urdhër të Kryeministrit, do të monitorojë, shqyrtojë dhe raportojë periodikisht ecurinë e Garancisë Shtetërore dhe do të mundësojë komunikim të përhershëm me Bankat për të adresuar nevojat e plota të përdorimit efektiv të kësaj garancie.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë gëzon të drejtën, që pas 60 ditësh nga data e nënshkrimit të marrëveshjes përkatëse, sipas raportimit të strukturës së posacme, të propozojë rialokime të shumave të garancisë nga huadhënësi, që nuk e ka ezauruar shumën e garancisë në favor të tij, tek huadhenesi(t), që e kanë ezauruar atë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0