Miratohet fondi i “pagës të luftës”, përfiton biznesi i vogël

Miratohet fondi i “pagës të luftës”, përfiton biznesi i vogël


Kryeministri  Edi Rama ka njoftuar se është miratuar fondi i pagës së luftës, për 9500 persona,  cilët punojnë  mbi 5000 biznese. Prej pagës  luftës do  përfitojnë të gjitha bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, që janë detyruar të mbyllin aktivitetin për shkak të situatës së koronavirusit.

Në total pritet  përfitojnë 61 mijë persona, të cilët kanë aplikuar për pagën e luftës. Të gjithë këta persona do përfitojnë një shifër prej 26 mijë lekësh, që është edhe paga minimale në Shqipëri.

Lexoni: Qeveria miratoi borxhin prej 100 milionë euro

Për shkak të pandemisë globale të COVID-19, qeveria shqiptare është detyruar të aplikojë masa ekstreme duke mbyllur bizneset, shkollat dhe lëvizjen e automjeteve në të gjithë vendin.

Gjatë një komunikimi në rrjetin social “Facebook”, ditën e djeshme, kreu i qeverisë tha se duke parë ecurinë e situatës së pandemisë globale të COVID-19, masat e rrepta do të zbuten dhe lëvizja e qytetarëve do të bëhet më e kontrolluar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0