Tendencat e punës në TikTok për vitin 2023 - Business Magazine Albania

Tendencat e punës në TikTok për vitin 2023

TikTok është bërë vend popullor për punonjësit, për të shfrytëzuar dhe ndarë këshilla për vendin e punës.

Të dhënat nga firma e softuerit të menaxhimit të projekteve Workamajig, zbuluan tendencat mbizotëruese në vendin e punës.

TikTok është bërë vendi i preferuar për tendencat virale të punës. Shumë punonjës të brezit të mijëvjeçarëve dhe brezit Z, të cilët kanë më shumë mundësi se brezat e mëparshëm, për t’u rikthyer në mjedise pune toksike ose shfrytëzuese, i drejtohen aplikacionit për të ndarë këshillat e tyre për të përballuar mjedisin e punës.

Të dhënat e reja nga Workamajig, kanë identifikuar tendencat më të njohura të punës në TikTok deri më tani këtë vit, bazuar në numrin e shikimeve, që hashtag-u për çdo tendencë kishte në aplikacion në mbarë botën, që nga 22 maji.

“Largimi i heshtur e punës dhe tendencat e tjera në rritje, u shfaqën pas pandemisë si një përgjigje ndaj kulturës së nxitimit (e cila mbështeste punën e tepërt),” tha Esther Cohen, drejtoresha e marketingut në Workamajig.

“Këto tendenca të reja shihen në mesin e punëtorëve më të rinj, të cilët gjithnjë e më shumë po i japin përparësi ekuilibrit punë-jetë, mbi ambiciet tradicionale të karrierës, si dhe kërkojnë më shumë autonomi, kontroll dhe fleksibilitet, përveç pagesave më të larta dhe më shumë përfitime.”

“Duke marrë parasysh, që brezi Z rezultoi se ishte gjenerata më e mundshme për të lënë punën, nëse nuk janë të kënaqur me vendin e punës, nuk është për t’u habitur, që ata po japin dorëheqjen me një ritëm më të lartë se gjeneratat e vjetra dhe po udhëheqin këtë valë tendencash.”, shtoi Cohen.

Lexo:7 thënie motivuese për të nisur javën

Së bashku, tendencat kryesore të vendit të punës në TikTok këtë vit, kanë mbledhur më shumë se një miliard shikime kumulative. Ja se cilat janë ato:

 

Punonjësi bumerang: 43,000 shikime

Siç sugjeron emri, punonjësit bumerang (boomerang employee) janë ata, që largohen nga një punëdhënës, vetëm për t’u kthyer më vonë.

Punëtorët mund të kthehen në vendet e vjetra të punës për një sërë arsyesh. Ata mund të lënë punën, të ndeshen me të papritura në rolet e tyre të reja diku tjetër dhe të vendosin të kthehen, ose mund të rikthehen për të marrë rritje page.

 

Zbutja e karrierës: 662,700 shikime

Zbutja e karrierës (career cushioning) është paksa si një politikë sigurimi punësimi, veçanërisht përballë një recesioni të mundshëm ose pushimeve nga puna. Ideja është, që të keni mundësi të tjera nëse humbni punën tuaj aktuale.

 

Të hënat minimale: 2.9 milionë shikime

Termi të hënat minimale (bare minimum Mondays) nënkupton të mos jepni gjithçka, kur filloni javën e punës.

Rutina zakonisht përfshin mëngjeset e përkushtuara për kujdesin ndaj vetes dhe punës krijuese, e ndjekur nga puna e përqendruar në disa orë pasdite.

 

Punësimi i heshtur: 5.3 milionë shikime

Punësimi i heshtur (quiet hiring) është praktikë e punëdhënësve, që plotësojnë nevojat ose vendet e lira në vendin e punës, pa punësuar realisht njerëz të rinj.

Zakonisht, kjo merr formën e kërkimit të punonjësve ekzistues, që të bëjnë më shumë punë për të njëjtën pagesë, dhe mund të çojë në burnout dhe pakënaqësi.

 

Aplikimi i zemëruar: 6 milionë shikime

Punonjësit, që aplikojnë për punë, pasi ndihen të ngopur ose të nënvlerësuar në rolet e tyre aktuale, janë duke aplikuar të ndikuar nga zemërimi (rage applying).

Ata mund të jenë të motivuar për të aplikuar, nëse nuk merren në konsideratë për ngritje në detyrë, ndihen të papaguar ose të nënvlerësuar.

 

Pushimi i heshtur: 19.9 milionë shikime

Pushimi i heshtur (quiet firing) nga puna është një mënyrë, që punëdhënësit i largojnë punëtorët, pa i pushuar vërtet ata dhe pa pasur nevojë të paguajnë ose kompensojnë për pushimin nga puna.

Kjo shpesh përfshin ndryshimet, që e bëjnë punën të pakëndshme për punonjësit, në një përpjekje për t’i shtyrë ata që të largohen vetë.

Këto mund të përfshijnë përjashtimin e punonjësve nga takimet, anashkalimin e tyre për promovime, vendosjen e tyre në plane për përmirësimin e rendimentit ose heqjen e përfitimeve ose fleksibilitetit në orarin e punës ose vendndodhjen.

 

Veproni në përputhje me pagën: 451.1 milionë shikime

Duke kundërshtuar “të vepruarit në përputhje me moshën”, të vepruarit në përputhje me pagën (act your wage), i referohet kryerjes së punës siç është përshkruar dhe asgjë më shumë – në thelb duke bërë punë në proporcion me atë që paguhesh.

Punëtorët, që e kanë bërë këtë, thonë se kjo është një mënyrë për të vendosur kufij më të fortë midis punës dhe jetës së tyre personale.

 

Largimi i heshtur: 762.3 milionë shikime

Trendi kryesor i vendit të punës në TikTok, sipas Workamajig, nuk është gjë tjetër veçse largimi i heshtur (quiet quitting), e njohur edhe si kultura e bregdetit.

Të heqësh dorë në heshtje, do të thotë thjesht të bësh atë që pritet prej teje — ose shpesh, edhe më pak. Është një reagim ndaj punëdhënësve, që i ‘shtrydhin’ punonjësit pa pagesë shtesë. / Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0