Telefonat celularë rrisin rrezikun e miopisë te fëmijët - Business Magazine Albania

Telefonat celularë rrisin rrezikun e miopisë te fëmijët

Telefonat celularë rrisin rrezikun e miopisë te fëmijët

Lektori në Departamentin e Sëmundjeve të Syrit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Erciyes (ERÜ), Cem Evereklioğlu, tha se përdorimi afatgjatë i telefonit celular rrit rrezikun e miopisë tek fëmijët.

Prof. dr. Evereklioğlu theksoi për Anadolu se me zhvillimin e teknologjisë shtohen edhe faktorët që mund të dëmtojnë syrin e njerëzve.

Ai u shpreh se është e pamundur t‘i mbash fëmijët larg zhvillimit të teknologjisë dhe tha se syri lëviz më shumë për të parë objektet e vogla në telefon dhe kjo shkakton një tkurrje.

Duke tërhequr vëmendjen se përdorimi afatgjatë i telefonit veçanërisht për lojëra mund të shkaktojë përparimin me shpejtësi të miopisë, Evereklioğlu theksoi:

“Në vitin 2023, në një epokë të tillë nuk mund t’i themi asnjë fëmije të mos luajë me tablet, të mos shikojë në kompjuter. Nëse e bëni këtë, në këtë rast mund të shkaktohen probleme psikologjike që shfaqen me prapambetjen e fëmijës në teknologji. Këtë nuk mund ta ndalojmë, por mund të kufizojmë kohën e përdorimit. Pra, mund të themi se është e ndaluar të luhen lojëra në telefonin celular. Telefoni celular ashtu si edhe vetë emri është prodhuar për të telefonuar. Pra, nuk duhet të përdoret për të luajtur. Por, tek tabletët, kompjuterët mund të themi se për shkak se kanë ekrane pak më të mëdha, mund të luhet 1-2 orë, mirëpo nuk mundet të luhet 10 orë”.

Lexo edhe: Google Cloud dhe CareCloud njoftojnë bashkëpunimin historik për të sjellë AI në cilësimet e kujdesit shëndetësor

Evereklioğlu bëri të ditur se pjesëmarrja në aktivitetet sociale është e rëndësishme për shëndetin e syrit dhe më tej shtoi se “Është vërejtur se zhvillimi i miopisë dhe përparimi i saj është më i ngadalë tek ata të cilët ngasin biçikletë jashtë për të paktën dy orë në ditë, luajnë futboll, basketboll, pra që luajnë në rrugë me shokët e tyre”.

Të paktën 2 orë aktivitet social

Po ashtu, është e gabuar qëndrimi në shtëpi vazhdimisht duke mësuar, për ata në shkollën fillore, 9-vjeçare dhe të mesme, tha Evereklioğlu.

“Është e dobishme që në ditë të kryhet të paktën 2 orë aktivitet social. Kjo mund të jetë edhe taekwondo, karate, ecje dhe futboll. Ne duhet t’i drejtojmë fëmijët tanë te këto. Po ashtu, miopia përshpejtohet edhe nëpërmjet shikimit nga distanca e afërt dhe mësimet në ambiente të errëta. Pra, zhvillimi i miopisë dhe përparimi i saj ngadalësohet te një fëmijë që mëson mësimet duke përfituar nga drita e diellit.

Duke transmetuar se presin rritje serioze në numrin e miopëve në botë, Evereklioğlu theksoi: “Përllogaritet që në vitin 2050 bota do të jetë 50 për qind miope. Është një shifër serioze. Pra, një në çdo 2 persona do të shëtisë në rrugë me syze, nëse nuk ka bërë lazer. Këto janë publikuar në revistat kryesore të Evropës, Amerikës dhe Lindjes së Largët, janë bërë në formën e informacioneve klasike në kopertina”.

anadolu ajansi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0