Intervistë me Eldi Hoxha, menaxher brandi i birrës Elbar.
Profesioni / Fusha e Ekspertizës: Marketing
Pozicioni aktual në kompani: Menaxher produkti / Brand Manager
• Çfarë është birra Elbar? Origjina e saj, domethënia e emrit dhe çfarë të veçantë ka në përbërje? Elbar është birrë e prodhuar në Shqipëri, në fabrikën e Glinës, nga Agna Group nën kujdesin e kompanisë së mirënjohur Heineken.
Elbar është një emër i lashtë Ilir. Ai mund të lexohet ndryshe si ELB – AR (elbi i artë). Emri i birrës më të re shqiptare është një garanci e cilësisë së përbërësve me të cilët prodhohet birra. Duhet theksuar që elbi, si një nga elementët kryesor të prodhimit, është i cilësisë më të mirë i garantuar nga Heineken. Gjithashtu të gjithë njohim cilësitë e ujit në Glinë, i cili përdoret për prodhimin e birrës Elbar.
• Kompania Agna është importues i shumë markave të birrave, kjo birrë e re ku do pozicionohet në treg që të mos konkurrojë markat e tjera të kompanisë?
Birra Elbar ka distribucion të gjerë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe është pozicionuar në segmentin e birrave të prodhuara në vend duke pasur të qartë kategorinë e tregut ku ky produkt do të aktivizohet me mekanizma marketing.
• Përse kjo zgjedhje, pikërisht tani? Përse jo më herët?
Agna Group, lider në kategorinë e birrave të importit në Shqipëri, gëzon partneritetin me Heineken e cila është lider në tregun botëror të birrave. Duke parë trendin e konsumit të birrave vendase, i cili është në rritje, Agna Group vendosi të ndërmarrë tani këtë projekt shumë të rëndësishëm për tregun dhe kompaninë.
• Duke qenë se ishte një birrë e re, çfarë strategjie marketing po përdorni për ta bërë të njohur për konsumatorin? Çfarë taktikash marketing po përdorni?
Tagline i fushatës marketing me të cilën birra Elbar u komunikua në treg është: Duke qenë se slogani i birrës Elbar është – “Birrë për miq të vërtetë“, pas shumë studimeve me fokus grup të ndryshëm, vendosëm që pozicionimi i Elbar të jetë në konceptin e miqësisë së vërtetë, për të cilën konsumatorët e birrës janë krenar. Kjo birrë promovohet si elementi që nuk mund ti mungojë tavolinave të miqve të cilët ndajnë bashkë eksperienca dhe kujtime të reja dhe të vjetra.
Fushatat *ATL dhe *BTL në mbështetje të këtij projekti, janë adresuar pikërisht në këtë drejtim. Duke nisur nga *TVC, imazhet *OOH, aktivizimet ‘sampling‘ dhe projekti “Festa e Miqësisë“ kanë të gjitha emëruesin e përbashkët: “Elbar, birrë për miq të vërtetë“.
Artikulli u publikua më parë në faqen 65 të numrit 7 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.
Duke qenë se miqësia e vërtetë do të thotë mbështetje, argëtim, bashkësi/grup dhe sakrificë, komunikimi u kanalizua në këto elementë për të ndërtuar fushatën “Ka gjithmonë një arsye për të qenë me miqtë“.
• Nga përvojat e mëparshme, kur del një produkt i ri, (një birrë e re), në komunikimet e para (kryesisht ato vizuale si outdoor) synohet që të prezantohet emri & produkti fizik – forma e shishes, tapa, etiketa, ngjyra e birrës etj. Nga komunikimet tuaja duket se ju nuk e realizuat këtë hap. Kaluat direkt në propozimin e markës (së re) për ta prezantuar si një arsye për ta ndarë me miqtë…Përse kjo zgjedhje?
Duke pasur në mendje platformën e fushatës për Elbar, koncepti i miqësisë u integrua vizualisht me të gjithë elementët fizik të produktit. Gjithashtu cilësia, ngjyra dhe shija, janë premtime të brandit të cilat janë shprehur qartë në komunikimin ATL dhe BTL. Mund të themi që këto qëllime janë arritur më së miri duke parë reagimin (feedback-un) e targetit tonë.
Gjithashtu një produkt duhet të jetë i cilësisë më të mirë për të qëndruar mes miqsh të vërtetë. Ky është premtimi i këtij brandi dhe do të vijohet të punohet në këtë drejtim për të përmbushur dhe mbajtur gjithmonë e më shumë këtë premtim.
• Në terma të tregut, cilat janë objetikvat tuaja për këtë birrë? Çfare pjese tregu mendoni se do të ketë kapur deri në fund të vitit apo vitin tjetër? Cilat janë pretendimet tuaja?
Elbar është birrë Shqiptare dhe fokusi ynë është tregu i birrave të prodhuara në vend. Jemi duke punuar çdo ditë për ti ofruar konsumatorit produktin më cilësor në këtë segment tregu. Synimet e birrës Elbar janë shumë të qarta. Së shpejti ky produkt do ketë vendin që meriton në kategorinë e saj.
• Me një fjali, përse duhet ta blejnë konsumatorët birrën Elbar?
Elbar është birrë për miq të vërtetë, e cila prodhohet nga përbërësit më cilësorë në fabrikën e Glinës nën kujdesin e kompanisë Heineken.
Artikulli u publikua më parë në faqen 65 të numrit 7 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.