Të punosh me influencuesit në median sociale - Business Magazine Albania

Të punosh me influencuesit në median sociale


Në këtë postim ne do t’iu tregojmë anët pozitive dhe ato negative të influencës në rrjetet sociale, dhe se si e pse duhet të punoni me inflencuesit për të rritur shikueshmërinë online.

Gjithashtu kemi dhe një intervistë me një influencues ! Unë kam komunikuar me personalitetin e modës Alexandra Pereira, e cila ka 1.2 milionë ndjekës në Instagram. Ajo ndau me ne mënyrën se si e arriti këtë numër të madh ndjekësish dhe çfarë e shtyn të punojë me një brand. Ja ku po fillojmë!

1. Kush janë influencuesit dhe çfarë bëjnë ata?

Një influencues është një person, i cili ka një sukses të madh në adresën ë tij të rrjeteve sociale, zakonisht me mijëra apo miliona ndjekës, dhe më e rëndësishmja me një shakllë angazhimi shumë të lartë.

Influencuesit kërkohen nga një numër i madh markash dhe biznesesh të vogla gjithashtu, për të promovuar produktet e tyre në mënyrë indirekte te komuniteti. Procesi i promovimit është jo i drejtpërdrejtë, sepse influencuesit do të flasin rastësisht që përdorin produkte të caktuara në jetën e tyre të përditshme, në vend që të reklamojnë produktet në një mënyrë të dukshme dhe të nxisin shitjen e tyre.

2. Pse duhet të bashkëpunosh me influencuesit në rrjetet sociale?

te-punosh-influencuesit-ne-median-sociale-businessmag

Influencuesit janë thuajse zotat e medias sociale, në sensin që ata kanë fuqinë për të ndikuar në komunitetin e tyre social me një përpjekje fare të vogël, duke marrë një benefit më të madh nga bizneset që ata promovojnë. Ata pak a shumë e drejtojnë shfaqjen kur vjen puna te marketingu i produkteve në mënyrë autentike në rrjetet sociale.

Duke marr parasysh produktet, të cilat biznesi juaj shpërndan, ndikimi mund të jetë shumë ose pak i dobishëm për ty dhe strategjinë tënde të marketingut. Instagrami kryesisht funksionon shumë mirë për influencim, për shkak të aspektit të tij vizual dhe me 500 milionë përdorues aktivë çdo muaj, ky kanal është një zgjedhje e shkëlqyer për fushatën tuaj influencuese të marketingut. Këtu jepen disa shembuj se si ndikon influenca sociale për sektorë të ndryshëm të tregut:

Ushqime dhe pije

te-punosh-influencuesit-ne-median-sociale-businessmag
Produkte kozmetike

te-punosh-influencuesit-ne-median-sociale-businessmag
Sport dhe fitness

te-punosh-influencuesit-ne-median-sociale-businessmag

3. Si të gjej influencuesit e duhur për markën time?

Janë disa faktorë që duhet të llogarisni para se të zgjidhni influencuesit me të cilët do të punoni.

• Ata duhet të kenë vërtetë ndikim. Kjo mund të duket elementare, por në fakt janë disa mënyra për të dalluar sa influencues është një person në median sociale. Shikoni numrin e ndjekësve në faqen e tyre dhe mos hezitoni të pyesni infuencuesin për përkushtimin që ka ndaj postimeve. Shumë ndjekës nuk do të thotë shumë përkushtim, kështu që kjo përqindje e angazhimit është thelbësore në punësimin e një influencuesi.

• Ata duhet të kenë një profil interesant në rrjetet sociale. Pamja e faqes në Facebook, të rejat në Twitter apo Instagram janë kryesore. Nëse mendon se profili i influencuesit nuk është aq i pasur në përmbajtje, do të kuptoni se ata gjithashtu nuk kanë shumë lëvizje në faqen e tyre ateherë ky nuk është angazhimi që iu nevojitet. Kjo faqe duhet të jetë shumë domethënëse për ta, kështu që nëse ata janë duke e bërë punën mirë, ata do t’a kuptojnë rëndësinë e të paturit një faqe që duket e mahnitshme.

• Ata duhet të kenë një zë legjitim në fushën tënde të biznesit. Është e rëndësishme të mos e zgjidhni një person vetëm sepse ai ka influencë vetëm në disa fusha. Për një zgjedhje më të mirë dhe gjithashtu rezultate më të mira, zgjidhni dikë që ka një komunitet të dedikuar në fushën tuaj të ekspertizës – komuniteti i tyre do të jetë akoma i ditur në atë që duhet të thonë lidhur me markën tuaj.

• Ata duhet të “ngjisin’ me klientët tuaj potencialë. Zgjidhni një influencues që ka karakteristika të ngjashme me ata të objektivit të tregut, për të shmangur tjetërsimin e komunitetit që ju po përpiqeni të adaptoni.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 67 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

4. Si të ndjek suksesin e një influencuesi në fushatë në median sociale?

Të përdorësh një influencues në strategjinë e marketingut një mënyrë shumë e mirë, por duhet të siguroheni që kjo metodë po funksionon.

Ju duhet të siguroheni që:

• Influencuesi juaj i është përkushtuar shumë postimeve në rrjetet sociale

• Trafiku i website-tit tuaj është në rritje

• Dhe më e rëndësishmja, ju po merrni ndryshimin e kërkuar

Fillimisht do të duhet pak kohë, në varësi të produktit/markës tuaj dhe fushatës që po drejtoni me influencuesin tuaj. Nëse po drejtoni fushat influencuese në disa platforma, ju nuk do të jeni në gjendje të dalloni cili prej tyre (influencuesi apo platforma) po jep më shumë rezultat. Prandaj është mirë të punoni njëherë me një platformë (me një apo disa influencues) ose më mirë akoma, punoni vetëm me një platëformë influencuesi për të përcaktuar efikasitetin e këtij influencuesi të veçantë.

5. Influenca… sipas një influencuesi

Unë isha shumë me fat të intervistoja Alexandra Pereira, e njohur si @lovelypepa, një influencuese mode dhe jetese në Instagram me mbi 1,2 milionë ndjekës.

te-punosh-influencuesit-ne-median-sociale-businessmag

Q: @lovelypepa – Më fol pak për veten dhe si arrite të bëheshe kaq e ndjekur në Instagram?

A: Emri im është Alexandra Pereira, unë jam rritur në Vigo, një qytet i vogël në veriperëndim të Spanjës. Pasi mbarova gjimnazin, unë ndoqa një rrugë totalisht tjetër,vendosa të studioja për juridik dhe ekonomiks. Gjithsesi, thellë unë e dija që kjo nuk ishte ajo që unë po kërkoja në jetë. Unë doja diçka më kreative. Kjo më shtyu të krijoja blogun tim (www.lovely-pepa.com) në vitin 2009. Më shumë se çdo gjë, kjo është hapësira ku unë ndaj idetë e mia, udhëtimet dhe gjithçka rreth jetës sime…Unë gjithashtu punoj me rrjete të ndryshme sociale si një shtesë për blogun tim. Llogaria ime më e famshme është ajo e Instagramit. Është një foto ditar i përditshmërisë sime, asaj personale dhe profesionale. Përsa i përket pyetjes pse kam kaq shumë ndjekës, kam përshtypjen kjo ndodh, sepse unë jam një person me të cilin shumë veta identifikohen. Unë nuk jam një supermodele. Unë jam një njeri i thjeshtë me këmbë në tokë. Duke bërë atë që bëj, unë frymëzoj ndjekësit e mi për përditshmërinë e tyre. Mesazhi është shumë i thjeshtë, ti ndoshta nuk je i fashmëm apo i pasur, por gjithsesi ti mund të jesh vetvetja, të dukesh mirë, dhe si përfundim, të ndihesh mirë me veten tënde.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 67 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

Q: Në cilat fusha keni më shumë influencë?

A: Kryesisht në modë dhe udhëtime.

Q: Pse mendon se fansat e tu janë kaq të përkushtuar?

A: Sepse unë ju kam hapur atyre jetën time dhe si këmbim, ata ndihen të përfshirë në të. Kur lejoni dikë të hyjë në shtëpinë tënde dhe ndan me t’a detaje të jetës tënde të përditshme, ateherë ti shikon që një lidhje shpirtërore fillon të krijohet.

Q: Me cilat marka punon dhe si e përzgjedh markën që do të përfaqësosh?

A: Unë punoj me shumë firma. Më kryesoret janë disa nga më të njohurat në fushën e modës si Chanel, YSL, Dolce & Gabbana, Tommy Hilfiger, Trussardi, Carolina Herrera dhe shumë të tjera…Unë kam bërë gjithashtu disa bashkëpunime me disa emra jashtë fushës së modës. Këto janë kompanitë si Magnum apo Qatar Airways, të cilat janë vigjilente përsa i përket stategjive të marketingut. Zakonisht, kompani të tilla ecin përpara, sepse ato përqafojnë format e reja të komunikimit me publikun dhe së fundmi me anë të influencuesve. Dhe mua zakonisht më pëlqen të punoj me kompani të tilla. Është gjithmonë kënaqësi të punosh me njerëz që ndajnë të njëjtin vizion me ty, që vlerësojnë vlerën e shtuar nga influencuesit.

6
Q: A kontakton ti me kompanitë, apo ndodh e kundërta?

A: Në të shumtën e rasteve jam unë ajo që e bëj kërkesën.

Q: Na oriento pak drejt proçesit së krijimit të një influencuesi (nga propozimi deri në momentin që poston në rrjetet sociale).

A: Ne marrim një propozim për bashkëpunim nga kompania X. Unë e shikoj dhe nëse më pëlqen ideja, unë pranoj. Gjithsesi, shumicën e kohës, unë bëj disa ndërhyrje në përmbajtje që rezultati final të përshtatet me personalitetin tim duke i qëndruar besnike imazhit tim. Si përfundim, kur bëhet marrëveshja, unë marr produktin që përfshin projekti dhe zhvilloj punimin rreth tij (zakonisht foto ose video).

Q: A takohesh me punëdhënësit apo gjithçka ndodh virtualisht?

A: Ndonjëherë, jo gjithmonë, i takoj njerëzit me të cilët punoj. Është gjithmonë interesante të krijosh marrëdhënie me personat që janë pas markave dhe projekteve. Kjo i jep një prekje më personale punës dhe e bën çdo eksperiencë më të thjeshtë dhe më argëtuese.

Q: Për sa i përket strategjisë tënde në rrjetet sociale, a përdor ndonjë mjet për të parë ecurinë dhe zhvillimin?

A: Ne kemi një skuadër që i dedikohet monitorimit dhe analizës të të gjitha të dhënave përkatëse, të cilat ne i marrim nga website-i apo rrjetet sociale. Kjo më lejon mua të shoh çfarë bën dhe çfarë jo.

Q: Pyetja e fundit! A mund të themi se influencimi është bashkuar me jetën tënde?

A: Ëëm, jo në të vërtetë. Unë mendoj se ka disa pjesë të jetës sime që unë akoma i mbaj private. Unë zakonisht ndaj një pjesë të vogël të saj në rrjetet sociale, por nuk mund të them se ajo që bëj përfshin gjithë jetën time. Unë bëj më të mirën që të mbaj një balancë, sa më pak punë aq më mirë (qesh).

KONKLUZIONE

• Kur zgjedh një influencues merr parasysh që ata të përshtaten me biznesin tuaj dhe me linjën e punës.

• Përkushtimi i influencuesit është më i rëndësishëm sesa numri i ndjekësve.

• Një influencues i zoti me një reputacion të mirë kërkohet nga markat në shumë forma.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 67 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0