Të mësuarit përmes punës, nevojë për një program mbarëkombëtar  - Business Magazine Albania

Të mësuarit përmes punës, nevojë për një program mbarëkombëtar 


Prej tre vitesh nga fillimi i tyre, Praktikat Profesionale Afatgjata në kompani që kryejnë nxënësit e arsimit dhe formimit profesional, janë bërë realitet në disa rajone të vendit.

Mësimet e nxjerra nga aplikimi i praktikave profesionale u diskutuan gjatë Shkollës Verore. Aty u prezantuan dhe u zhvilluan disa seanca me pyetje-përgjigje rreth mënyrës së zhvillimit të praktikave profesionale në kompani, fleksibilitetit të nevojshëm të skemës me qëllim arritjen e suksesit dhe cilësisë.

Sipërmarrësit e pranishëm në tryezën e diskutimit theksuan se klima në biznese tashmë ka ndryshuar. Praktikat profesionale po realizohen më lehtë dhe me një cilësi më të lartë sesa tre vite më parë. Zef Frroku, mentor i certifikuar tek “Mrizi i Zanave” në Fishtë të Lezhës, u shpreh se ishte i kënaqur me grupin prej 6 praktikantësh që prej 3 vjetësh kryenin praktikat profesionale në kompaninë e tyre.

Artikulli u publikua më parë në faqen 38 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Gjithashtu, përmes praktikave profesionale, shumë nxënës kanë siguruar punësimin. Vetëm në Shkodër numërohen 30 praktikantë të punësuar nga biznese të ndryshme. Annett Hilpert, eksperte për Zhvillimin e Aftësive dhe Promovimin e Punësimit, tha se, ky është rezultati kryesor i arritur nga implementimi i skemës së praktikave profesionale.

Në rastin e shkollës Tregtare në Vlorë, nuk ka qenë e lehtë gjetja e kompanive, ku nxënësit të kryenin praktikat profesionale. Megjithatë, shkolla ka arritur sot të ketë marrëveshje me 84 kompani, duke siguruar mundësinë e praktikave profesionale për 144 nxënës të vitit të parë, të dytë dhe të tretë.

Drejtuesit e kësaj shkolle përshkruan procesin e aplikimit të nxënësve për të qënë praktikantë. Procesi nis me dërgimin në kompani të CV-ve dhe letrave të motivimit nga secili kandidat për praktikant, si dhe një plan mësimor, ku cilësohen rezultatet që nxënësi praktikant parashikohet të arrijë gjatë zhvillimit të praktikës. Mësuesi përgjegjes së bashku me mentorin në kompani, harton Planin Mësimor të Praktikës dhe sigurohet që plani të implementohet si duhet. Për këtë qëllim vendosen disa objektiva lidhur me të mësuarit gjatë praktikave profesionale dhe nxënësit duhet të përshkruajnë me detaje se çfarë kanë realizuar gjatë praktikave. Në bazë të këtyre të dhënave, bëhet vlerësimi i vazhdueshëm dhe final i tyre.

Çdo marrëdhënie bashkëpunimi mes shkollës dhe kompanive formalizohet me një kontratë të firmosur nga katër palët: nxënësi, mësuesi, prindi dhe biznesi. Në kontratë përfshihet gjithçka duke nisur nga sigurimi shëndetësor deri tek orët e punës së praktikantit. Këto janë kontrata afatgjata (kryesisht me kohëzgjatje 2-vjeçare).

Mënyra sesi bizneset duhet të sillen dhe mentorojnë praktikantët është të mësohet gradualisht nga të dyja palët. Biznesi nuk mund të trajtojë një praktikant ashti siç trajton një punonjës të kualifikuar apo profesionist. Duke qenë se niveli i nxënësve ndryshon, mentori ka për detyrë që të vërë në dukje aftësitë e secilit prej tyre dhe t’i ndihmojë të zhvillohen duke i ekspozuar me procese të ndryshme në kompani.

Njohuritë e teorisë profesionale që nxënësit marrin në shkollë perfeksionohen në praktikë dhe shprehitë e punës zhvillohen gradualisht në vendin e punës. Në biznes mund të punohet më konkretisht me këto aftësi, pasi edhe grupi i nxënësve është më i vogël sesa në shkollë.

Aplikimi i praktikave profesionale në Vlorë por dhe në rajone të tjera ku projekti “Aftësi për Punë” operon, ka rezultuar i suksesshëm. Shumica e kompanive në qytetin bregdetar kanë filluar të bashkëpunojnë me institucione të AFP-së lidhur me praktikat profesionale rreth 2 vite më parë. Përfaqësues të bizneseve tregojnë se nevoja për punonjës të kualifikuar është shumë e lartë sidomos në disa sektorë siç është turizmi. Këto biznese i shohin praktikantët e sotëm si punonjësit potencialë të së nesërmes dhe investohen në aftësimin e tyre.

Për këtë arsye, palët kërkuan që mësimi në kompani nga nxënësit e AFP-së të kthehet në një standard gjerësisht të aplikueshëm. Megjithatë, për një kalimin e suksesshëm të kësaj nisme në nivel kombëtar nevojitet të tejkalohen disa sfida.

Së pari, praktikat duhet të standardizohen në nivel institucional. Së dyti, duhet të rritet pesha që u japin shkollat dhe bizneset aftësive të buta të praktikantëve. Nxënësi praktikant ndonjëherë luan një rol kyç, pasi ai ka kontaktin e parë me klientët. Në këtë rast, nxënësi fillimisht duhet të vendoset në rolin e klientit e më pas të marrë rolin e punonjësit.

Kryerja e praktikave profesionale në kompani shoqërohet me rezultat direkt në integrimin e suksesshëm të nxënësve në tregun e punës, rrjedhimisht edhe në cilësinë e institutit ofrues dhe të vetë sistemit të AFP-së.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 38 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 22 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0