Përse është e rëndësishme për shëndetin, të mbash shpinën drejt

Të mbash shpinën drejt. Ja përse është e rëndësishme për shëndetin.


Mënyra e të qëndruarit ulur ose në këmbë dhe ecja janë një pjesë e rëndësishme e një stili të shëndetshëm jetese. Njerëzit zakonisht nuk i kushtojnë vëmendje mënyrës se si ecin dhe qëndrojnë, duke anashkaluar kështu rëndësinë që pozicionimi i trupit ka në shëndet. Mësoni më poshtë të renditura nga AgroWeb.org ndryshimet që ndodhin në organizëm kur ju ruani pozicione korrekte të trupit.

Lexo: BE mobilizon një paketë prej 410 milionë euro për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria përfiton 50.7 milionë euro

Do të keni më shumë energji:

Qëndrimi drejt e lejon diafragmën të punojë në mënyrë më efikase. Frymëmarrja është më e lehtë dhe jo e stërmunduar, thonë studimet. Nëse ju qëndroni të përkulur përpara kompjuterit apo tryezës së punës, do të keni vështirësi në frymëmarrje.

Kraharori nuk zgjerohet siç duhet në çdo frymë dhe kapaciteti i mushkërive është i ulët. Nëse frymëmarrja është në ritmet e duhura, organizmi merr më shumë oksigjen dhe nxjerr më shumë dioksid karboni, thonë ekspertët.

Do të digjni më shumë kalori:

Pozicioni i duhur i trupit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe sasinë e oksigjenit që futet në organizëm. Pozicioni i duhur i gjymtyrëve dhe qëndrimi drejt ju ndihmon të humbisni më shumë kalori, sidomos nëse kryeni aktivitet të rregullt fizik.

pak dhimbje koke:

Mënyra se si qëndroni ose e mbani trupin luan një rol vendimtar në shfaqjen e dhimbjeve të kokës. Këto dhimbje shfaqen si pasojë e kontraktimeve të qafës, shpinës ose nofullës. Nëse ju qëndroni me shpatulla dhe kokë të përkulur përpara, do të keni më shumë dhimbje të tilla koke.

AgroWeb.org ju këshillon të siguroheni që t’i mbani shpatullat gjithnjë drejt dhe paralel me kokën. Herë pas here, lëvizini shpatullat nga mbrapa që të parandaloni kontraktimet.

Lexo: Lulëzon tregtia online. Ja lista e subjekteve ku mund të porosisni online

Gjymtyrët kanë nevojë për ajër:

Qafa, shpatullat dhe muskujt përreth vuajnë pjesën më të madhe të dhimbjes që shkakton qëndrimi i keq. Sa më shumë të zgjasë kontraktimi i muskujve aq më të forta do të jenë problemet shëndetësore afatgjata.

Nëse nuk e rregulloni pozicionin e trupit, atëherë përgatituni të vuani nga dhimbjet e mesit dhe problemet me kockat më vonë.

pak stres:

Studimet kanë treguar, se nëse qëndroni ulur dhe drejt, do të ndiheni më pak të stresuar. Njerëzit që mbajnë një qëndrim të drejtë të trupit, janë më energjikë dhe të ndihen më të fortë.

Njerëzit që qëndrojnë shtrembër ose kanë tendencën të kërrusen e të përkulen më shumë përpara janë nervozë, të përgjumur dhe të stresuar. Mënyra si qëndroni ka shumë të bëjë me mënyrën se si organizmi përballet me situate stresuese.

Burimi: Agroweb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0